Futboll Seria A Sport

NDALET INTER NË “SAN SIRO”/ Heroi Handanovic shpëton “Zikaltrit” nga humbja me Atalanta

Interi dhe Atalanta kanë barazuar 1-1 në San Siro pas një sfide me emocione dhe ritëm të lartë. Interi nuk ka fituar asnjë ndeshje ndaj pesë ekipeve të para në renditje…. Heroi i ndeshjes ishte Samir Handanovic i cili ka pritur një penallti në fund të takimit teksa Interi mbetet në krye me një pikë më tepër se Juventusi, por një ndeshje më shumë.

Interi bëri një start ëndrrash teksa gjeti golin e avantazhit me Lautaro Martinez që në minutën e 4’ të takimit. Një tjetër kombinim me Lukakun dhe një tjetër gol për argjentinasin, vlera e të cilit rritet nga ndeshja në ndeshje.

Zikaltrit arritën të menaxhonin mirë avantazhin, por pas pushimit situata u vështirësua shumë për vendasit. Atalanta e palodhur vazhdon të shtyjë përpara duke rreshtuar Interin në gjysmëfushën e tij në pamundësi për të dalë përpara.

Mundësitë e barazimit nuk munguan dhe në minutën e 75’ erdhi goli i shumëkërkuar dhe merituar për miqtë. Ishte Gosens ai që shfrytëzoi një pakujdesi të Candreva-s dhe shtyu topin në rrjetë.

Atalanta merr zemër dhe pak minuta më vonë mund të kishte shënuar golin e fitores, por penalltia e Muriel pritet mrekullisht nga Handanovic.

Related posts

“FERR” PËR PORTUGALINË/ Në 1/8 rrezikojnë Belgjikën ose Holandën. Në telashe edhe Spanja. KOMBINIMET

Delo.autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Godet më bërryl kundërshtarin dhe përjashtohet nga loja

F.autor

E PABESUESHME/ Koronavirusi “ndihmon” Borussia Dortmund! Ja motivi

Delo.autor

Leave a Comment