Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJE DRAMATIKE NË “SELMAN STËRMASI”/ “Bardheblutë” mposhtin me përmbysje Bylisin

Dramë në “Selman Stërmasi”. Tirana ka mposhtur me rezutlatin 2-1 Bylisin, falë golit të realizuar nga Majkëll Ngo në minutën e 96-të.

Ky gol ka tërbuar stafin dhe lojtarët e ballshiotë, të cilët nuk pajtohen me vendimin e gjyqtarit Enea Jorgji. Për sa i përket ndeshjes. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh në minutën e 19-të, falë golit të Kale, ndërkohë që Hidi barazoi shifrat në minutën e 65-të, nga pika e bardhë e penalltisë.

Bylisi mbeti me 10 lojtarë në minutën e 74-t, teksa Mëllugja u ndëshkua me karton të kuq. Kur u mendua që ndeshja do të përfundonte në barazim, Ngo realizoi në frymën e fundit, pas një rrëmuje brenda zonës, duke i dhënë 3 pikë të arta bardhebluve.

Related posts

Pas humbjes, vjen lajmi katastrofë për Milanin

Q.Autor

PUSHIMET LUKSOZE TË CR7/ Nga puthjet me Georginën tek hedhjet me djalin (FOTOT)

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Nuk ka surpriza pas 30 minutash, triumfojnë skuadrat “big”

Isa.Autor

Leave a Comment