Futboll Premier League Sport

LEGJENDA PARALAJMËRON CHELSEAN/ Michael Essien për Hazard: Askush nuk e refuzon dot Real Madridin, është një…

Eden Hazard mund ta lërë Chelsea për Real Madridin, pasi “çdo lojtar do të dëshironte të luante për ta”, por Michael Essien shpreson që belgu të bindet dhe të qëndrojë.

Spekulimet në lidhje me një kalim në Spanjë vazhdojnë t’i brengosin drejtuesit në “Stamford Bridge”, që po luftojnë ende për një kontratë të re me yllin e tyre.

Vetë Hazard nuk e ka mbajtur aspak sekret admirimin që ka për “Los Blancos”, ashtu sikurse dihet botërisht se Florentino Perez do të bënte gjithçka për ta marrë në “Santiago Bernabeu”.

Essien, i cili ka luajtur për të dyja skuadrat, Chelsea dhe Real Madrid, pranon se joshja e një prej klubeve më prestigjioze të futbollit botëror mund ta largojë yllin belg nga Premier League.

Ai i tha: Hazard është një nga lojtarët më të mirë në botë. Interesi i Real Madridit për të është bërë i ditur nga mediat. Por, dua të them se, kur një klub i tillë të vlerëson, çdo lojtar do të donte të luante për të. Ai është i lumtur te Chelsea dhe shpresoj që klubi të mund ta mbajë“.

Hazard nuk është i vetmi lojtar në perëndim të Londrës, që gjeneron diskutime largimi në merkato. Edhe Danny Drinkwater, Victor Moses dhe Andreas Christensen janë bërë pjesë e thashethemeve të merkatos. Ky i fundit po lidhet me një lëvizje të mundshme te Barcelona, me Essien duke pranuar se ata që nuk shohin aktivizim të rregullt te Chelsea, do t’i peshojnë mundësitë e tyre diku tjetër.

Related posts

U TRANSFERUA TEK KAMPIONËT E TURQISË/ Radamel Falcao debuton me gol me Galatasarayn

Delo.autor

ZYRTARE/ Lejohen tifozët në stadiume, qeveria nuk lejon më shumë se 5 mijë veta

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona fillon bisedimet për të rikthyer Messin në “Camp Nou”

F.autor

Leave a Comment