Futboll Seria A Sport

“NËNA IME “LUFTOI” PËR KËTA BUDALLENJ”/ Trajneri i Atalantas: Janë bijë k*rvash!

Trajneri i Atalantës Xhan Piero Gasperini shpërtheu në ofendime dhe sulme të rënda verbale ndaj tifozëve të Fiorentinës pas eliminimit nga Kupa e Italisë ditën e sotme 2-1.

Tekniku i skuadrës bergameske u ofendua gjatë takimit me ekipin “vjollcë” nga tifozët vendas. Në konferencën për shtyp pas këtij takimi, 61-vjeçari i quajti “bij k*rvash” tifozët që e shanë atë. Ai kujtoi se faktin se e ëma e tij ka luftuar për italianët që të gëzojnë lirinë e të jetuarit dhe të shprehurit.

A më irriton sjellja e tifozëve të Fiorentinës? Nuk kam fyer kurrë njeri, nuk është natyrën time. Por, sot kam qenë tepër i ngarkuar emocionalisht për ekipin tim dhe disa herë më kanë quajtur ‘bir k*rve’. Nëna ime ka luftuar për t’u dhënë këtyre budallenjve të drejtën për të folur. Ata vetë janë ‘bij k*rvash’. Kjo sjellje e tyre është e pahijshme dhe e turpshme, nuk mund të pranohet.
Fitorja e Fiorentinës? Ata luajtën mirë, e merituan shumë. Luajtën me më shumë energji se ne. Duhet të reflektojmë për këtë eliminim. Kur ata luajtën me 10 veta menduam se do të fitonim”, u shpreh Gasperini.

Related posts

As Bacca, as Kaliniç, kush do të jetë bomberi i së ardhmes te Milani?

Sadik.Autor

KATAR 2022/ Gjermania dhuron spektakël dhe shënon 2 gola në 4 minuta ndaj Islandës (VIDEO)

Delo.autor

Milan kufizohet në merkato, a do i mjaftojnë?

Sadik.Autor

Leave a Comment