Futboll Premier League Sport

NGA BAYERN MUNICH TEK LIVERPOOL/ Ja sa faulle kanë bërë ekipet për ndeshje

Skuadrat angleze shkaktojnë më pak faulle në Europë. Edhe në këtë kategori Liverpuli është kampion i kontinentit. Sipas statistikave të observatorit europian të futbollit CIES, djemtë e Klopit janë skuadra që shkaktojnë më pak faulle mesatarisht gjatë një ndeshjeje: 8.14.

Sigurisht që janë të dhëna të cilat diktohen qartazi nga lloji i gjykimit në ishull, ku vërshëllehet shumë më pak sesa pjesa tjetër e kontinentit plak (20.4 faulle të akorduara mesatarisht për 90 minuta ndaj 27.2 që e ka pjesa tjetër e Europës pasi janë analizuar 35 kampionate). Në klasifikimin e 18 vendeve të para janë prezente plot 8 klube të Premier Ligës: përveç “Reds”- ave, renditen edhe Njukasëlli, Bornmëthi, Lestëri, Çelsi, Noruiçi, Totenhemi dhe Mançester Siti.

ffaullet

GJYKIMI ANGLEZ 

Konfirmohet një karakteristikë që e bën Premier Ligën futbollin më të bukur në botë: luhet më shumë, ka më pak ndërprerje loje, arbitrat janë më pak protagonistë dhe si rrjedhojë ka më pak simulime dhe protesta. Prandaj, arbitrimi “alla anglez” sot konsiderohet më i miri në botë. Dhe mbijetesa e kësaj filozofie, ku tashmë edhe atje vërehen simulues që deri 20 vite më parë do të përjashtoheshin nga fushat e lojës, shpjegon edhe më mirë armiqësinë e tifozëve nga këto anë që ushqejnë ndaj VAR-it dhe ndërhyrjes së tij me ndërprerjet të pafundme dhe analizat milimetrike të asaj që ndodh në fushë.

Liverpuli

Nuk ka asgjë më të urryer për tifozët në lidhje me mënyrën se si e konceptojnë futbollin në vendin ku është shpikur. Në Itali, njëri prej kampionateve ku vërshëllehet më shumë, skuadra më “Fair Play” është Napoli me 11.89 faulle mesatarisht për ndeshje. Pastaj Lacio 12.1, Atalanta 13.58; Juventusi 13,63 dhe Interi 15.63. Superliga daneze regjistron numrin më të paktë të faulleve për ndeshje pas Premier Ligës (21). Në vend të tretë renditet Eredivisie holandeze me 21.6 ndërprerje loje.

Related posts

PËSOI PËRJETIME TË RËNDA/ Messi injoron gazetarët pas dy humbjeve të mëdha këtë sezon (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Emery drejt shkarkimit, gati të marrë drejtimin e “Topçinjve” legjenda e Liverpool…

Delo.autor

COVID-19/ Omicron edhe në NBA, më shumë teste dhe stadiumet në kapacitet 50%

Delo.autor

Leave a Comment