Futboll Seria A Sport

NGA TË PAZËVENDËSUESHËM NË SPEKTATORË/ Tre yjet e Milanit drejt largimit, ja emrat

Ta mendoje këtë skenar para disa muajsh, do të dukej surrealist për cilindo. Sidoqoftë, Milani i sotëm, ai i Zlatan Ibrahimovic dhe Stefano Pioli, mund të bëjë pa Suso, Piatek dhe Paquetà. Tre lojtarë, që dukeshin të pazëvendësueshëm më herët, por që nuk luajtën fare në dy ndeshje, kundër Cagliari dhe Udinese. Të tre lojtarët kuqezinj i kanë parë si spektatorë dy ndeshjet e fundit të Serie A. Ata qëndruan në pankinë, një detaj tashmë i çuditshëm, përveç Paquetà, i cili këtë sezon ka ngrohur stolin rregullisht. Braziliani ka pasur shumë më pak hapësira se sezonin e kaluar.

Në verë, Milani dukej i paaftë të bënte pa asnjërin nga tre. Piatek dukej sulmuesi i përsosur për të harruar vështirësitë e viteve të fundit, ndërsa Paquetà kishte treguar një aklimatizim të shkëlqyeshëm me futbollin italian. Sidoqoftë, Suso ishte ndoshta më i rëndësishmi. Sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport”, numrit 9 polak i kanë ardhur oferta nga Bundesliga dhe Premier League (por jo nga Tottenham, i cili e vlerëson të tepërt çmimin e tij prej 35 milionë eurosh), ndërsa për Suso ka interesim nga Spanja.

Më konkretisht, Valencia po tregohet më këmbëngulëse. Paquetà, nga ana tjetër, është gjithmonë në fokusin e Leonardo, i cili e solli në Itali nga Flamengo dhe tani dëshiron ta rrëmbejë atë nga Milano për ta pasur te PSG, por jo për 35 milionë euro, sa kërkojnë kuqezinjtë.

Related posts

SHKROI HISTORINË ME KOMBËTAREN E TIJ/ Ndërron jetë në moshën 57-vjeçare ish-kapiteni i…

Delo.autor

NDESHJA NDAJ MOLDAVISË/ Një vit pa barazim, ja rastësia e rezultateve të Kombëtares. Statistikat

Delo.autor

Mohamed Salah e kompleton het-trikun me një gol të jashtëzakonshëm

Q.Autor

Leave a Comment