Futboll Seria A Sport

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Interi gati katër goditje në merkaton e dimrit, ja emrat

Interi është i gatshëm të bëjë katër goditje në merkaton e dimrit, nëse të gjitha negociatat që po zhvillohen këto ditë rezultojnë të suksesshme. Lojtarët që Antonio Conte shpreson t’i ketë “nën armë” së shpejti janë Young, Spinazzola, Eriksen dhe Giroud. Por, nëse Spinazzola arrin në funksion të shkëmbimit me Politano, për të financuar blerjet e tjera, edhe ndonjë largim do të ishte i nevojshëm, ashtu si triumfi në Serie A dhe “Europa League”.

Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, elementi që do të shkaktojë efekt domino në merkaton zikaltër është shitja e Gabigol te Flamengo, e cila tani duket se është në prag të materializimit. Marrëveshja duhet të mbyllet për rreth 20 milionë euro fikse, plus bonuse të tjera. Detajet e fundit po fiksohen dhe për punë orësh pritet “tym i bardhë”. Interi, gjithashtu, duhet të sigurojë 20% në rishitjen e ardhshme të sulmuesit brazilian.

Emri i dytë për t’u sistemuar është Valentino Lazaro, i cili nuk e ka bindur Antonio Conte. Trajneri zikaltër mendon ta huazojë austriakun për të gjetur vazhdimësinë dhe për të mos e humbur ritmin. Kjo i shkon për shtat edhe vetë futbollistit, në funksion të Kampionatit Europian me Austrinë. Shumë interesime nga Bundesliga, por deri më tani e vetmja përpjekje konkrete për blerjen e tij vjen nga Newcastle.

Ende në krahë, një emër tjetër në dalje është ai i Federico Dimarco, i cili, pas provës së mirë në Kupën e Italisë, kundër Cagliari, do të shkojë te Verona si huazim. Lojtari i fundit që mund të largohet nga Interi, në qendër të shumë zërave për momentin, është Matias Vecino. Menaxheri i tij e ka mohuar publikisht largimin, por gjërat duket se janë ndryshe. Si për rolin, ashtu edhe për çështje parash, uruguajani duhet ta lërë Interin për t’i bërë vend Christian Eriksen. Për momentin ka pasur interesime nga Everton dhe Lazio.

Related posts

9 PIKË NË 9 NDESHJE/ Daja pranon krizën te Partizani: Me mua apo jo trajner…

Delo.autor

Lamtumirë Barcelona, Andre Gomes transferohet në Serie A!

Sadik.Autor

Higuain: E prisja tripletën, por gabim të mendojmë për Champions-in

Q.Autor

Leave a Comment