Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS AKORDIT 14 MILIONË EUROSH/ Rrahmani në ambientet e Napolit për vizitat mjekësore

Amir Rrahmani është gati të kalojë vizitat mjekësore me skuadrën e Napolit. Lojtari ndodhet në këto momente së bashku me agjentin e tij, Adrian Aliaj, në “Villa Stuart”, për të mbyllur detajet e fundit.

rrrrr

Në bazë të marrëveshjes që ka arritur Verona dhe skuadra napolitane, shqiptari do të nënshkruajë ditën e sotme një kontratë transferimi në këtë moment të merkatos, por bashkimi me Napolin do të bëhet në verën e vitit 2020.

Qendërmbrojtësi është pikasur nga napolitanët dhe vlera e transferimit bëhet fjalë të kapë shifrën e 14 milionë eurove.

Rrahmani, në të shkuarën ka qenë pjesë e skuadrës së Partizanit në vendin tonë, më pas u katapultua në Kroaci dhe tanimë ka fituar një vend titullari në Serinë A. Kalimi te Napoli është një hap i madh në karrierën e kapitenit të Kosovës.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Shikoni “perlën” e talentit të Real Madridit (VIDEO)

Delo.autor

TOTENHEMI KËRKON SHKRINIARIN/ Interi “luftë” Milanit për mbrojtësin e Serisë A

Delo.autor

DHIMBJA VAZHDON PAS DËMTIMIT/ Ylli Dybala fluturon drejt Barcelonës për te “mjeku magjik”, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment