Futboll Seria A Sport

NUK PO LË GJURMË TEK “KUQEZINJTË”/ Ibra shtyn “Bomberin” Piatek drejt largimit, ekipi anglez shfaqet në skenë

Trajneri i Newcastle, Steve Bruce, shpreson që të rrëmbejë në skuadër sulmuesin e Milanit, Krzysztof Piatek. Afrimi i Zlatan Ibrahimovic mund të shtyjë drejt largimit sulmuesin polak. 24-vjeçari nuk ka arritur të lërë gjurmë këtë gjysmë sezoni, pasi ka shënuar vetëm 4 gola në 17 ndeshje me Milanin.

Atmosfera në Milano nuk është më e mira për të dhe Milani do që ta largojë. Newcastle mund të jetë shpëtimi i tij me Piatek që mund të huazohet me një opsion blerje në fund të sezonit. Ibra duket se do të ketë rolin e titullarit te “Djalli” dhe polaku nuk pranon stolin.

Piatek u ble me shpresa të mëdha nga Genoa sezonin e kaluar për 30 milionë euro. Ai bëri mirë në ndeshjet e para te Milani, por në sezonin e dytë me fanellën kuqezi ka humbur krejtësisht.

Related posts

“KA PASUR SHUMË GËNJESHTRA”/ Nabil Fekir akuza ndaj Liverpool: Ata na lënduan, u justifikuan me…

Delo.autor

NUK NDALET ME EKSPERIMENTET/ Piqué biznesmen, një plan ambicioz për klubin amator nga…

Isa.Autor

I krahasoi me shitësit në plazh, biznesmeni i kërkon falje kombëtares së Senegalit

Sadik.Autor

Leave a Comment