Futboll Sport

Dejvi Bregu: Me Flamurtarin ishte lojë nervash, Skënderbeu pretendent për titull sepse…

Fitorja ndaj Flamurtarit në fillim të kësaj jave dhe mbajtja e kreut të renditjes, e bën Skënderbeun zyrtarisht një nga skuadrat pretendente për titull edhe këtë sezon. Korçarët e kanë nisur mbarë sezonin, duke grumbulluar 10 pikë në 4 ndeshjet e para të Superligës. Mungesa e presionit në skuadër dhe futbollistët e rinj shumë të motivuar, kanë bërë që ky Skënderbe t`i marrë ndeshjet një e nga një. Kështu shprehet dhe Dejvi Bregu, në një konferencë për shtyp të dhënë këtë të mërkurë në prag të sfidës me Tiranën. Futbollisti i korçarëve thotë se skuadra nuk ka objektiva të paracaktuar, veç ndeshjes së radhës, ndonëse e thotë qartë se Skënderbeu është pretendent për titull, jo me fjalë por me atë që tregon fusha.

“Normle që çdo vit Skënderbeu është pretendent kryesor për titull. Këtë gjë e tregon fusha, siç e treguam dhe në Vlorë. Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne, që na jep shumë besim për vazhdimësinë. Nuk më takon mua të komentojë çështjen e objektivit, unë di që kam trajnerin që më thotë që objektivi ynë primar është ndeshja jonë e radhës. Ne në çdo ndeshje të radhës futemi për të marrë tre pikë. Ky është i vetmi objektiv yni primar dhe më pas ja lë fushës se çfarë ndodh”-thotë sulmuesi i Skënderbeut.

Më tej ai shprehet se ndeshja me Flamurtarin ka qenë emocionuese për atë, por kjo nuk ka ndikuar aspak në lojën e tij, madje e gëzon fakti që u bë protagonist në fitoren e Skënderbeut.

“Në Vlorë ishte një ndjesi tjetër pasi luaja në shtëpinë time. Por kjo nuk do të thotë asgjë sepse unë isha protagonist në golin e dytë, gjë që më bën të ndihem shumë mirë. Ishte më shumë një lojë nervash dhe arritëm ta fitonim ne”-thotë Bregu.

Futbollisti i talentuar, që u bë pjesë e Skënderbeut këtë sezon, tregon në fund edhe një detaj tjetër. Ai shprehet se ambienti në Korçë është motivues, ndërsa trajneri dhe senatorët e ekipit, ndihmojnë shumë lojtarët e rinj.

“Ambienti në Korçë është më i lirshëm ndaj lojtarëve dhe u jep një marsh më tepër. Edhe besimi ndaj lojtarëve nga trajnerit, sidomos ndaj lojtarëve të rinj, është kryesor. Për këtë gjë më bëhet shumë qejfi sepse unë jam lojtar i ri, por edhe veteranët na kanë ndihmuar shumë. Objektivi është ndeshja e radhës me Tiranën, ajo është qëllimi jonë. Tifozët të japin një emocion tjetër pasi futbolli luhet për ata. Shpresojmë që këtë fitore ta marrim për ata”-përfundon Dejvi Bregu.

Related posts

ZYRTARE/ Barcelona në ankth, titullari i skuadrës del me Covid-19. Ja emri…

Delo.autor

Lionel Messi, më i miri në Champions League

Q.Autor

YLLI BRAZILIAN NË QENDËR TË SPEKULIMEVE/ Trajneri i PSG thyen heshtjen: E dija që Neymar dëshironte të largohej…

Delo.autor

Leave a Comment