Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI NË KRIZË TË THELLË/ Demi gjobit gjithë skuadrën, ja mbledhja me presidentin pas turpit në Lezhë

Situata ku ndodhet Partizani është e paprecedentë, pasi klubi është pranë një dështimi spektakolar duke dalë jashtë loje në të dyja veprimtaritë, Kupë dhe kampionat. Për t’i bërë parapritë të keqes, dje drejtuesit e klubit kanë bërë një mbledhje me futbollistët dhe stafin teknik, ku është analizuar ecuria e skuadrës në këtë fillim të pjesës së dytë të sezonit.

pARTIZANI 3-0

Humbja 3-0 me Besëlidhjen ka bërë që të mbushet kupa te kampionët, ndaj menjëherë është kërkuar një mbledhje urgjente e cila është zhvilluar me tone të larta, kritika dhe me ndëshkime financiare. “Panorama Sport” ka mësuar se plasja e gjobave ka qenë gjithëpërfshirëse, ku nuk është kursyer askush, që nga punëtorët, lojtarët dhe stafi. Motivacioni i kësaj mase, që është komunikuar nga presidenti ka qenë për mungesë impenjimi dhe angazhimi.

Të pranishëm në mbledhje kanë qenë presidenti Gaz Demi, drejtori i përgjithshëm Olsi Rama, futbollistët dhe të gjitha stafet e skuadrës. Gazeta mëson se presidenti ka qenë fjalëpak, ku përveç komunikimit të masës ndëshkuese për të gjithë ka vënë ultimatum që kthesa të vijë menjëherë, në mënyrë që masat të mos përshkallëzohen. Presidenti ua ka bërë të qartë lojtarëve, që projekti me Sormanin është afatgjatë dhe fati i tyre sportiv varet vetëm nga trajneri italian.

SORMANI DHE DEMI

Më pas ka folur drejtori Rama, i cili ka qenë më specifik në analizën dhe kritikat e tij, për të vijuar më pas me trajnerin Adolfo Sormani, i cili u ka bërë të qartë lojtarëve planin e kthesës dhe detyrat që të gjithë duhet të ndjekin. Sa u përket gjobave, gjithsecili pritet që të përballet me shifrën kur të marrë rrogën e radhës. Pa dyshim shifra do të jetë më e kripur për lojtarët e mirëpaguar, të cilët deri tani rendimentin e kanë pasur minimal. Por, në rast reflektimi të thellë, nuk përjashtohet mundësia që gjoba të hiqet nga presidenti.

Related posts

MARTIAL NDALET NGA NJË PRITJE E “”ÇMENDUR”/ McTominay dhe Rashford shënojnë për “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

E SABOTUAN TË GJITHË/ OZIL falënderon këtë futbollist për mbështetjen

Isa.Autor

SHKELJA E RREGULLAVE PËR TRANSFERIMET/ Si tronditi Football Leaks botën e futbollit me pretendimet për…

Delo.autor

Leave a Comment