Futboll La Liga Sport

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Barcelona është afër transferimit të një talenti, ja sa kushton

Barcelona ka vendosur që mos të transferojë ndonjë sulmues në janar, por ata janë afër me e arrit një marrëveshje me lojtarin e Bragas, Francisco Trincao. Sulmuesi 20 vjeçar pritet që të arrijë në Camp Nou në verë dhe pritet të kushtojë 30 milionë euro. Trincao, për të cilin kanë shprehur interesim disa klube në Europë, pritet të nënshkruajë kontratë për pesë sezonet e ardhshme.

Barcelona dhe Braga tashmë kanë bërë biznes në janar, ku sulmuesi i Barcelona B, Abel Ruiz i është bashkuar skuadrës nga Primeira Liga e Portugalisë. Sulmuesi portugez sapo është bërë kampion Europe me Kombëtaren e tij U-19 më 2018, po ashtu e ka përfunduar këtë turne duke shënuar pesë gola në pesë ndeshje për vendin e tij.

Related posts

“MAGJIA” E FERNANDES “TËRBON” RRJETIN/ Shikoni si pason për Rashford mes 4 kundërshtarëve (VIDEO)

Delo.autor

KËRKOHET NGA MILAN/ Mesfushori Isco drejt transferimit në Premier League tek klubi…

Delo.autor

Publikohen formacionet zyrtare/ Ja si do të rreshtohen Flamurtari dhe Kamza

Isa.Autor

Leave a Comment