Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Çoçlli: Ju tregoj strategjinë e Luftëtarit

Luftëtari arriti një barazim tepër dinjitoz ndaj Kukësit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore. Meritë për këtë paraqitje mjaft të mirë të skuadrës gjirokastrite ka padyshim edhe trajneri i ri Nikoli Çoçlli. Në prononcimin pas ndeshjes tekniku korçar u shpreh:

Çfarë iu bindi për të qenë pjesë e Luftëtarit?

Që në momentin që kam arritur këtu, kam ardhur me një besim, në gjirin e skuadrës ka lojtarë të rinj me nivel. Besova gjithmonë te cilësitë e tyre. Niveli i tyre është i admirushëm. Kanë cilësi shumë të mira fizike. Orientimin taktik e morën gjatë kësaj periudhe. Menduam që skuadra do të formohej dhe do të ketë nivelin e duhur. Kishim mundësi që sot ta fitonim ndeshjen. Skuadra ishte në pressing difensiv në 70 % të rasteve.

Kukësi pretendon kampionatin, vlerat e lojtarëve janë shumë të larta. Duhet të dish të barazosh forcat. Kur kundërshtarët janë shumë të fortë, duhet të barazosh forcat dhe duhet të mbrohesh mirë. Kjo ishte strategjia jonë. Vendosa që skuadra të sakrifikonte, fashat anësore punuan mirë. Ishim përgatitur shumë mirë. Iu kam dhënë orientimin e duhur që skuadra të jap shpirtin. I falenderoj për shpirtin e garës dhe sakrificën e bërë.

Momenti i golit të anuluar…

Nuk e kam idenë pse u anulua. S’ka asnjë faull asnjë gjë. Është vendimi i arbitrit. Nuk e di si e ka marrë këtë vendin kaq abstrakt. Arbitrat janë me misionin që të gjykojnë ndeshjen me përpikëmëri. Nuk e di i kujt është faji, nuk merrem me gjyqtarët. Janë pika e dobët. Nuk kam qejf të atakohem. Dobësitë dihen gjithë andej. Vendimin e ka marrë kryesorin. Unë i njoh, i kam miq. Në arsyetimin dhe logjikën time i pyeta, anësori më tha që vendimin e ka marrë kryesorin.

Ekipi kishte marrë fytyrën dhe karakterin tuaj…

Unë jam natyrë që gjithmonë sakrifikoj. Në momentin që sakrifikon do të kesh benefite. Mjafton që puna të jep vlerësime.

Related posts

E BUJSHME/ UEFA i beson Shqipërisë organizimin e ndeshjeve të Champions-it, ja takimet interesante…

Delo.autor

Gabigol: Ky është mesazhi që kam për Inter

Q.Autor

NUK ËSHTË DËMTUAR E AS NUK ËSHTË PEZULLUAR/ Zbuloni futbollistin që i ka luajtur të gjitha ndeshjet si titullar te Partizani

Delo.autor

Leave a Comment