Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM PA GOLA NË GJIROKASTËR/ Luftëtari dhe Kukës ndajnë pikët

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Luftëtarit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e  18-të të Kategorisë Superiore. Një sfidë me raste të shumta shënimi dhe me duele të shumta, por pa fitues.

Kukesi-Luftetari 0-0

Nuk munguan as polemikat, teksa gjirokastritët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 35-të, me anë të sulmuesit Oshafi, por goli u anulua për faull në sulm. Ky vendim nuk u prit mirë nga vendasit, të cilët protestuan ashpër. Nga pamjet duket qartë që kemi të bëjmë me një gol të rregullt dhe gjyqtari ka gabuar.

bandicam 2020-01-22 14-51-31-292

Vlen për t’u theksuar paraqitje dinjitoze e skuadrës së Luftëtarit, e cila zhvilloi një lojë tepër pozitive, duke krijuar mundësi të shumta shënimi. Me barazimin e sotëm, Kukësi u ngjit në kuotën e 32 pikëve, ndërkohë që Luftëtari mban vendin e 9-të me 12 pikë.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Kukësi – Partizani, aktivizohet afrimi më i ri…

F.autor

Spekulimet për largimin drejt PSG, Allegri jep përgjigjen zyrtare

Q.Autor

Arsenali përgatit ofertë për yllin e Barcelonës

Q.Autor

Leave a Comment