Futboll Seria A Sport

PAS BARAZIMIT NË “PAQE” NDAJ ATALANTAS/ Piol i pakënaqur: Na mungoi kualiteti, nuk mund të…

Stefano Pioli ka mbetur i pakënaqur me lojtarët e tij pas barazimit me Sampdoria-n, sidomos në sulm. Pas ndeshjes, kjo ishte deklarata e tij.

“Patjetër që donim të fitonim dhe fakti që nuk ia dolëm është tepër zhgënjyes,” shprehet trajneri kuqezi për Sky Sport Italia.

“Kemi dominuar ndeshjen dhe mendoj se kemi bërë mbi 70 pasime në zonën e tyre, por na mungoi kualiteti dhe kur nuk e ke atë precizion teknik në pasime, nuk mund të fitohet ndeshja vetëm duke krijuar mundësi.

“Duhet të presim më shumë nga të gjithë lojtarët e Milanit. Ibrahmovic? Mendoj se kishte një impakt pozitiv, ai solli karakter, mbështetje dhe prezencë në skuadër.

Mendoj se ekipi nuk është mësuar të ketë një lojtar me fizikun e tij në zonë dhe nuk arriti të fuste më tepër krose për të, sidomos në fund të ndeshjes.

Akoma duhet të studiojmë dhe të zhvillohemi për të parë se si do të luajmë me Ibrahimovic. Ibra është një qendërsulmues, do të shohim nëse do ta përdorim të vetëm në sulm, apo me një partner përkrah tij.

Ai mund të luajë përkrah Piatek, por duhet balanca dhe karakteristikat e duhura për ta bërë të mundur këtë gjë.”

Related posts

NEYMAR ARROGANT?/ Braziliani respekton tifozët arab, bën gjestin SHEMBULLOR (VIDEO)

Isa.Autor

Skuadra e Premier League-ës, gati të “rrëmbejë” sulmuesin e Atletico-s

Q.Autor

Presidenti fut në burg kundërshtarët, e dëmtuan duke luajtur futboll (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment