Futboll La Liga Sport

PAS DISFATËS NDAJ VALENCIAS/ Trajneri Setien: Humbëm nga gabimet tona të shumta!

Quique Setien pësoi humbjen e parë në ndeshjen e dytë në La Liga që drejton Barcelonën. Këta të fundit u mposhtën 2-0 nga Valencia në “Mestalla” dhe trajneri foli për mediat pas disfatës.

“Pjesa e parë nuk ishte fare e mirë nga ne. Valencia pati shumë mundësi prej gabimeve tona. Nuk ka qenë mungesë përqendrimi, sepse lojtarët i pashë të përkushtuar në fushë. Janë disa gjëra që lojtarët ende nuk po i interpretojnë siç duhet, ose ndoshta nuk ia kemi shpjeguar mirë. Kjo që u pa sot nuk i pëlqen askujt. Po rishikojmë pozicionin e disa lojtarëve. Tjetër gjë është ta kuptosh në stërvitje dhe kur flitet dhe tjetër gjë është ta bësh në fushë atë gjë. Ka gjëra që nuk janë kuptuar”, përfundoi trajneri i katalanasve.

Related posts

REAL MADRID-ATLETICO BILBAO/ Benzema zhbllokon me një goditje me kokë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Trajneri i Schalke është “çmendur”, ka edhe dëshira të tilla…

Sadik.Autor

Surprizon Sterling, refuzon rinovimin me Man.City-in

Sadik.Autor

Leave a Comment