Futboll La Liga Sport

PAS REFUZIMIT TË XAVI HERNANDEZ/ Del në skenë një tjetër emër për pankinën e Barcelonës

Pas refuzimit të Xavit për t’u ulur menjëherë në stolin e Barcelonës, mediat spanjolle raportojnë se tani favorit për të marrë vendin e Valverdes është ish trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

Ky i fundit është i papunë prej më tepër se një muaji dhe nuk do t’i thoshte dot jo Barcelonës, ndërsa përveçse gëzon pëlqimin e presidentit Bartomeu, shihet me sy të mirë edhe nga futbollistët katalanas.

Pochettino ka një eksperiencë të mëhershme në Katalunjë, pasi ka drejtuar për disa kohë me sukses Espanyolin, ndërsa së fundi ka qenë për thuajse 5 sezone në stolin e Tottenhamit, skuadër që e çoi deri në finalen e Championsit një vit më parë.

Related posts

BOTËRORI “KATAR 2022″/ Surpriza dhe emocione, ja katër sfidat interesante të ditës së sotme

F.autor

PËRKEQËSOHET SITUATA TEK REAL MADRID/ Zinedine Zidane dhe Modric grinden për shkak të…

Delo.autor

KURORËZON DUETIN PERFEKT VLAHOVIC-MORATA/ Capello: Vendi i 4-t, i siguruar nga Juventus

Delo.autor

Leave a Comment