Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS TRIUMFIT NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Daja: Fitorja ndaj kampionëve ka një…

Skënderbeu triumfoi ndaj Partizanit me rezultatin 3-2 në një sfidë tepër emocionuese ku nuk munguan polemikat. Në prononcimin pas ndeshjes trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja foli në lidhje me këtë sfidë dhe vendimet e gjyqtarit, duke u shprehur:

“E deklarova para ndeshjes që duhet të djersimë shumë për të fituar, kishim përballë kampionët. Është evidente që ekipeve pretendente i kemi marrë po aq pikë sa na kanë marrë. Në ndeshjet e tjera duhet të jemi më të motivuar. Mund ta kishim mbyllur më përpara ndeshjen. Fitorja ndaj kampionëve ka një tjetër moral. Deri te kartoni i kuq loja ishte e barabartë, kishim raste të barabarta. Dalja e një lojtari ndikon në futbollin shqiptar. Në pjesën e dytë duhet ta kishim shfrytëzuar akoma më mirë superioritetin numerik. Gjërat mbyllen kur merr 3 pikët.

PENALLTITË- Pollozhani ka humbur ekuilibrin nga shtyrja e sulmuesit të Partizanit. Mbrojtësat e bëjnë këtë veprim, nuk kanë kohë të mendojnë gjatë. Unë mendoj që është faull në favorin tonë. Ka shtyrje të Solomon. Ky është mendimi im.

Nëse shikohet moviola ka 1 rast në favor të Skënderbeut dhe 15 kundër Skënderbeut, 1 me 15 janë gabime njerëzore, apo nuk e di çfarë mund të jenë. Ky është një fakt që nuk e kundërshton njeri.

Nuk jam dakord me protestën e Ditës. Kur gjërat akumulohen në vazhdimësi, edhe ne punojmë që të marrim atë që na takon. Pavarësisht se është një sjellje jo e duhur e kapitenit, nuk është se e kishte vetëm nga ndeshja e sotme.

NDËRRIMI I PARË NË MINUTËN E 83 – Në stol të gjithë ishin të rinj, me pak minutazh. Lojën e kishim në avantazh dhe nuk po na rrezikonte kundërshtari, nuk doja dhe unë të rrezikoja dhe doja t’iu merrja maksimumin lojtarëve në fushë.

MOTIVI ME PRETENDENTËT – Është një problem që e kemi diskutuar edhe me grupin. Deri te vendin i 6-të kemi 50 % të pikëve të mara. Kemi pasur probleme me Vllazninë. Mund t’i shikoni.

FESTA NË DHOMAT E ZHVESHJES – Kur kam hyrë te dhomat e zhveshjes kam ulur euforinë, ju kam thënë gëzoni, por për 3 ditë keni ndeshjen e radhës me Flamurtarin.

Related posts

Buffon sulmon gjyqtarin: “Nëse nuk je për ndeshje të tilla, rri në shtëpi”

Sadik.Autor

DORTMUND-MANCHESTER CITY/ Guardiola anulon stërvitjen e fundit, ekipi nuk fjeti gjithë natën. Ja shkaku…

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Nga Petrov tek Calja, performanca e Shqipërisë në Lojërat Olimpike (RENDITJET)

Delo.autor

Leave a Comment