Futboll Premier League Sport

“YLLI BELG NUK ËSHTË PLESHTI”/ Ish-lojtari i Chelseat deklaron: Hazard është lojtar i shkëlqyer por nuk…

Eden Hazard nuk është Lionel Messi. Chelsea po pret shumë nga ky lojtar, që kurrë nuk do t’i kapë lartësitë e ikonës së Barcelonës. Kështu thotë Craig Burley, një ish-lojtar i bluve të Londrës. Maurizio Sarri akuzohet se e sheh Hazardin si figurë kryesore të planeve të tij, por edhe të tjerët kanë nevojë ta ndajnë ngarkesën, që po i atribuohet e tëra një njeriu, i cili nuk mund ta mbajë.

Burley tha për ESPN FC: Problemi te Chelsea është plani A, B dhe C. Aty mendojnë vetëm që ta dërgojnë topin te Eden Hazard. Të gjithë presin nga ky futbollist, i cili ka pasur një sezon të mirë, por i kërkohet të mbajë aq shumë peshë mbi shpatullat e tij, sa e ka të pamundur. Ai nuk është Messi. Natyrisht, është një lojtar i shkëlqyer, shumë i mirë, por nuk mund të mbështetesh tek ai për të shënuar 40 gola në sezon.

Pra, edhe të tjerët duhet të përfshihen në dinamikën e lojës, duhet të marrin përgjegjësi. Personalisht, gjykoj se te Chelsea mendojnë se Hazard do të na nxjerrë nga tuneli, do të na sigurojë rezultatin. Ndërkombëtari belg ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 13 asiste në Premier League, këtë sezon. Sidoqoftë, mbetet në dyshim ta madh e ardhmja e tij në perëndim të Londrës. Zërat e shohin atë te Real Madridi, që e ka objektiv kryesor të merkatos së verës.

Related posts

SUPERSFIDA NË “ANFIELD”/ Zbulohet cili do të vendosë drejtësi në Liverpul-Inter

F.autor

Cana nderohet në Gjakovë dhe rrëfen emocionet

Q.Autor

PO BËHET VIRALE/ Shikoni momentin kur gjyqtari e shashtis Mbappen para startit të sfidës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment