Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS ZYRTARIZIMIT NË STOLIN E PARTIZANIT/ Flet trajneri Sormani: Avantazhi im është fakti që…

Adolfo Sormani, u zyrtarizua ditën e sotme nga Partizani në krye të skuadrës dhe madje drejtoi stërvitjen e parë.

Tekniku italian, rikthehet te Partizani pas tre vitesh e gjysmë dhe në një prononcim për mediat është shprehur se titulli kampion është objektivi kryesor i skuadrës

Objektivi? “Objektivi është titulli kampion. Nuk mund të fshihemi. Ka dhe një synim tjetër që është të ngjitesh në nivele europiane, në mënyrë që klubi të ketë prestigjin në nivel kontinental. Kjo, duke luajtur një futboll dinamik, agresiv që do na bëjë konkurrues në nivele të larta”.

Ambienti dhe Partizani? “Është e qartë që kur nis punën në mes të një sezon, nuk është situata ideale, sidomos kur kërkon të luash një futboll të organizuat dhe me ide të qarta. Unë njoh disa nga lojtarët që luajnë këtu. Njoh shumë nga lojtarët që janë këtu. Ata e dinë se çfarë do të presin nga unë dhe unë e di se ç’mund të pres prej tyre. Njoh mentalitetin, ndaj besoj se e kam një avantazh sepse njoh edhe ambientin e Partizanit, nuk jam një i huaj. Kam pasur mundësi të punoj dhe të krijoj raporte shumë të mira me të gjithë”.

Hera e parë në Shqipëri nuk përfundoi mirë? “Nuk është e vërtetë kjo gjë. Mendoj se pas ndeshjeve në Europë, u krijua ideja nga të dyja palët se nuk ishin kushtet e duhura për të vazhduar, por besoj se e pata vlerësimin, sidomos të presidentit, dhe dëshirën për të ndërtuar një projekt të madh.”.

Merkato? “Klubi është dakord që unë të bëj përforcime, por dua të theksoj se në futboll problemet nuk i zgjidh një individ, sado i rëndësishëm që të jetë ai. Nëse ne nuk luajmë si skuadër, nëse nuk do të jemi të bashkuar, nuk mund të kemi sukses”.

Related posts

“KUPA ËSHTË E JONA”/ Leao: Fitorja me Interin na dha adrenalinë, Milani do të bëjë më shumë se kaq

Delo.autor

SHTANGET SKËNDERBEU/ Gaston mposht portierin Koliç dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

“ALLEGRI DO TË LARGOHET”/ Mediat italiane “ulin” trajnerin e madh në stolin bardhezi

F.autor

Leave a Comment