Sport Të tjera

ËSHTË ZYRTARE/ Karateisti Karaqi lë Kosovën, rikthehet sërish “Kuqezi” (FOTO)

Karateisti Alvin Karaqi ka ndërruar shtetin.

Ai është rikthyer për të garuar sërish për Shqipërinë, ku kishte garuar para anëtarësimit të Federatës së Karatesë së Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Karatesë.

Karaqi ka lënë Kosovën për t’iu kthyer sërish ngjyrave kuqezi.

“2020 – Ekipi shqiptar i karatesë. Ndjenjë e mirë të kthehesh prapë”, ka shkruar Karaqi në Facebook.

Olle mëson se shkaku i mosmarrëveshjeve të tij me Federatën e Karatesë së Kosovës, ka vendosur të garojë për Shqipërinë.

Të njëjten gjë e kishte bërë edhe karateisti tjetër, Orges Arifi.

Karaqi momentalisht është karateisti me renditjen më të mirë Olimpike nga karateistët tanë.

Ai mbetet kandidat i mundshëm për të fituar normën Olimpike Tokio 2020, që është synimi i tij.

Image

Alvini, që garon në kategorinë -84 kg, ishte afër medaljes në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Largimi i tij nga Kosova është humbje e madhe për karatenë tonë.

Related posts

RRËFEN AVENTURËN E IBRAHIMOVIC TEK MLS/ Agjenti Raiola: Donte të jetonte atje me familjen, por…

Delo.autor

“VETËM MESSI KA MË SHUMË”/ Tifozi grumbullon rekordet e argjentinasit (FOTO)

Delo.autor

PAGUHET KARTONI I LOJTARIT/ PSG kryen transfertën e radhës në merkato

F.autor

Leave a Comment