Futboll Seria A Sport

PASI “VARI KËPUCËT NË GOZHDË”/ Totti nis eksperiencën e re si menaxher futbollistësh

Pasi “vari këpucët në gozhdë”, Francesco Toti ka nisur tashmë një eksperiencë të re, pasi ka hapur një agjenci për menaxhimin e futbollistëve, të cilën e ka quajtur “CT Number 10”.

Sipas raportimeve të mediave italiane, klienti i parë që ka zgjedhur të përfaqësohet nga ish-kapiteni legjendar i Romës, është sulmuesi i talentuar i Interit, Sebastiano Espozito.

Ky i fundit ka nënshkruar kontratën dhe shumë shpejt Totti pritet të ulet në bisedime me Marottën, për t’i dhuruar klientit të tij një kontratë të re me Interin, me pagë më të lartë dhe afat më të gjatë.

Klienti tjetër, me të cilin ish-kapiteni i Romës po negocion në fshehtësi është sulmuesi i Fiorentinës Federico Chiesa, i cili aktualisht menaxhohet nga babai i tij, ish-sulmuesi Enrico Chiesa.

Një start mjaft i bujshëm ky për Francesco Tottin, që ka prenotuar menjëherë dy nga talentet më premtuese për të ardhmen, që mund të rritin ndjeshëm prestigjin e agjencisë së ish-kapitenit verdhekuq.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Patrik Vieira i jep fund papunësisë, francezi do të drejtojë skuadrën e…

Delo.autor

SOT CEREMONIA E “TOPIT TË ARTË”/ Si votohet: Nga lista tek juria

Isa.Autor

TRENDI I “EURO 2020″/ Yarmolenko i merr pijet pas Maqedonisë: E pashë CR7 dhe Pogban, më kontaktoni… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment