Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRBALLJE DRAMATIKE NË KORÇË/ “Ujqrit e Dëborës” mposhtin me përmbysje Partizanin

Përballje dramatike në Korçë! Skënderbeu ka mposhtur kampionët e Partizanit me rezultatin 3-2, në një ndeshje që i pati të gjitha, duke rikthyer edhe njëherë emocionet e sfidave të sezoneve të kaluar!

Skuadra e Sormanit gjeti e para golin e avantazhit me anë të Bruno Telushit, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, një vendim i kontestuar nga futbollistët dhe drejtuesit vendas. Pavarësisht këtij disavantazhit, skuadra e Dajës, arriti të mblidhte forcat duke përmbysur rezultatin në fundin e pjesës së parë, falë autogolit të Bitrit dhe golit të Krasniqit.

Skenderbeu - Partizani

Korçarët u ndihmuan edhe nga dalja me karton të kuq të mesfushorit Broja, duke bërë që Partizani të mbetej me 10 lojtarë në minutën e 39-të.

bandicam 2020-01-21 18-32-45-263

Për sa i përket fragmentit të dytë të lojës, kampionët në fuqi të Superiores, i kishin të gjitha shanset për të barazuar sfidën, mirëpo mesfushori Bruno Telushi, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke gjuajtur jashtë kuadratit.

bandicam 2020-01-21 18-43-51-986

Edhe në këto moment pati kontestime të forta nga futbollistët e Skënderbeut, të cilët kundërshtuan vendimin e gjyqtarit. Për golin e sigurisë mendoi Dejvi Bregu në minutën e 82-të, i cili me një goditje të kalibruar nga brenda zonës, çoi rezultatin në 3-1. Partizani provoi deri në fund, teksa në minutën e 92-të, Dita realizoi në portën e tij, por vetëm kaq, pasi në fund ishte Skënderbeu ai që arriti të festonte.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN/ Ish-drejtori i “Bardhezinjve”: Ja pse Arthur do të ngrohë stolin tek Juventus i Pirlos

Delo.autor

Arsenali ofron 28 milionë euro për portierin gjerman

Sadik.Autor

LIVE/ Poloni-Senegal, Robert Lewandowski përplas brirët me Sadio Mane

Sadik.Autor

Leave a Comment