Futboll Seria A Sport

RIPËRSHKRUAN KARRIERËN TEK MILANI/ Shevchenko rrëfen: Nuk kam parë kurrë një lojtar aq perfket si…

Andriy Shevchenko është kthyer të flasë pak ditë para derbit të Milanos. Ukrainasi i ka dhuruar shumë gëzime tifozëve të Milan-it dhe shumë hidhërime atyre të Inter-it, edhe pse ndeshja e paharrueshme për të është finalja e Champions League kundër Juventus-it në Manchester. Ish-numri 7-të i kuqezinjve ka dhënë një intervistë të gjatë për DAZN, në të cilën ka ripërshkuar karrierën e tij.

Në lidhje me fillimet e tij: “Lobanovski, trajneri im te Dinamo, ka qenë një mjeshtër i madh i futbollit, gjithë historia ime si futbollist ka filluar me të. Më ka dhënë shumë, më ka ndryshuar shumë. Nga ai mbaj mend ritmet: bënim tre stërvitje në ditë kur ishim të grumbulluar. Zgjimi në 6, stërvitja e parë në 7, më pas mëngjesi dhe stërvitja e dytë. Dush, drekë e shpejtë dhe stërvitja e tretë. Kaladze ka vuajtur shumë kur erdhi. Kanë qenë dy vite shumë të vështira për Kakha…”.

Transferimi te Milan-i: “Kam qenë shumë i lumtur, ishte një moment special. Ka një histori të bukur për numrin tim, 7-ën. Mbaj mend se erdhi Ibrahim Ba dhe më tha: ‘Të jap numrin tim nëse do’. Unë e falënderova, ishte perfekt. Dy ditë më vonë më telefonoi një mik i fëmijërisë dhe më tha: ‘E di se në hebraisht, shtata thuhet sheva? Unë nuk mund ta besoja. Më tha se do të më kishte sjellë fat. Dhe ashtu ka qenë”.

Marrëdhënia me tifozët: “Marrëdhënia e veçantë që kam patur me tifozët e Milan-it është gjithmonë në zemrën time. Emocionet që kam provuar janë të papërshkrueshme. Mbaj mend në vitin tim të dytë, gol pas goli, të diel pas të diele, në “San Siro” kishte gjithmonë dhe më shumë flamuj të   Ukrainës. Drithëruese: sa herë që tifozët këndonin, ishin emocione speciale”.

Fitorja më e bukur: “Pa dyshim, finalja në Old Trafford, një stadium special për finalen e jetës sime kundër Juventus-it, që ishte shumë e fortë. Ka qenë ndeshja më e rëndësishme e jetës sime”.

Lojtarët e ekipit: “Nuk kam parë kurrë në historinë e Milan-it një lojtar aq perfekt sa Kaka, i cili u përshtat menjëherë me mekanizmat e ekipit. Pas vetëm një seance stërvitore e kuptova se ai ishte një djalosh i veçantë, se me atë do të ishim përmirësuar. Ai ndryshoi Milan-in. Maldini është historia e klubit, një kapiten i madh, një mik i madh, një lojtar i madh. Berlusconi ka qenë një president i madh, një njeri që ka krijuar 25 vite të pabesueshme të historisë së Milan-it. Nuk e di nëse do të jetë më e mundur ta shikojmë Milan-in aq lart për një kohë aq të gjatë. Ka qenë skuadra më e mirë në  botë”.

Për Ancelotti-n: “Një trajner mik. Një person i veçantë, ai ka qenë fati ynë, fati i Milan-it, dhe ne kemi qenë fati i Carlo-s. Ishte shumë i bukur respekti që kishim për njëri-tjetrin, marrëdhënia e miqësisë që na lidh. Ajo që mbaj më shumë mend nga ai është marrëdhënia që kishte me grupin, me lojtarët. Është shumë e rëndësishme të gjesh një njeri tek i cili mund të kesh besim, me të cilin mund të ndash gjëra personale”.

Penalltia e Manchester-it: “Nuk do t’i harroj kurrë ato 12-15 sekonda, gjatë të cilave kam shkuar nga mesfusha te pika e penalltisë. Në ato momente të kalon gjithë jeta para syve, që nga mosha e fëmijërisë, më pas rritesh me ëndrra dhe duke shkuar drejt pikës së penalltisë kupton se mund t’i realizosh. Gjatë atyre momenteve i kam thënë vetes që të isha i sigurt, që të godisja siç dija, të mos ndryshoja mendim. Shikoja arbitrin, më pas topin, më pas Buffon-in, më në fund kam dëgjuar vërshëllimën dhe kam goditur siç doja”.

Goli nga 40 metra kundër Juves: “Ai Milan kishte nevojë për siguri, ishte një ndeshje e pabesueshme. Nuk të ndodh shpesh të shënosh gola të tillë, edhe nëse provon qindra herë. Dua të sqaroj se kam goditur në portë, nuk ishte një krosim. Asnjë dyshim për këtë. Madje, ishte një aksion perfekt: u ktheva, më pas nisa vrapin dhe bëra një gjuajtje të pabesueshme”.

Related posts

SHTYRJA E VENDIMIT NGA “CAS”/ Ja çfarë pritet për Skënderbeun

Delo.autor

Casemiro: Ronaldo vazhdon të jetë më i miri në botë

Q.Autor

MERAKTO E BUJSHME E JANARIT/ Liverpool kërkon të marrë talentin e Bundesliga-s, kushton 105 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment