Futboll Kategoria Superiore Sport

POLEMIKAT NË KUKËSI-PARTIZANI/ Arbitri pas porte: Topi e kaloi vijën…

“A e kaloi topi vijën fatale apo jo”? Kjo është pyetja që është bërë më së shumti në radhët e tifozëve të Partizanit dhe atyre të Kukësit… Çështje në fakt që ka ngjallur edhe debat të ashpër jo vetëm mes tifozëve, por edhe specialistëve të gjykimit. Mandej pas kësaj lindin “teoritë konspirative” se mund të ketë qenë i qëllimshëm vendimi për ta quajtur gol. Por këtë e kundërshton një tjetër episod, penalltia e pastër e padhënë në minutën e 74-t për Kukësin, kur Idrizaj preku topin me dorë pas gjuajtjes së Rrocës.

Dilema pa fund për atë gol që vendosi kryendeshjen Kukësi-Partizani, por askush nuk thotë dot me siguri nëse ishte gol apo jo. Përveç Klodian Shahinit, gjyqtarit pas porte… Ai e vulosi fatin e atij episodi duke e konsideruar gol të rregullt. Gjyqtari i Kolegjiumit të Durrësit nuk u mendua dy herë dhe e bindi kryesorin Hamiti që ta konsideronte gol të rregullt. Gazeta kontaktoi vetë me arbitrin që ishte pas porte. Pas një hezitimi të lodhshëm për ta bindur të flasë sadopak për atë episod, Shahini pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të “Panorama Sport”.

Klodian, çfarë ndodhi tek ai episod?

Ju lutem, mos më vendosni në vështirësi. Rregullorja nuk më lejon të prononcohem për mediat.

shahihui

Rregullorja nuk ju lejon të flisni gjithnjë, por një përjashtim mund të bëhet duke qenë se është rast specifik. Nuk do të ishit as i pari dhe as i fundit, apo jo? 

Të jeni të bindur se unë kam vepruar me ndërgjegje të pastër dhe me besim të plotë aty, sepse isha maksimalisht i përqendruar. Por nëse flas për ju, i bie të ndëshkohem nga shefat e mi. Më mirëkuptoni!

Shikoni, nuk ka as pamje të qarta, as “goal line technology”, kështu që i vetmi që mund të hedhë pak dritë mbi këtë ngjarje jeni ju. Nuk po nxirrni ndonjë sekret shtetëror… 

Jua thashë një herë që isha shumë i sigurt në vendimin tim.

shahini

A e kaloi vijën fatale topi apo jo? 

Po, e kaloi.

Sa i sigurt jeni?

100 % i sigurt. Isha i përqendruar maksimalisht dhe po ju them se nuk kam asnjë dilemë.

Related posts

E ARDHMJA E DONNARUMMËS MISTER/ Milan mendon të zbarkojë në “San Siro” portierin polak…

Delo.autor

Plaku flet me kode: Pjesa lart të mendojë kthjellët

Sadik.Autor

Kontaktet me Barcelonën, Gremio i vendos çmimin Arthurit

Q.Autor

Leave a Comment