Futboll La Liga Sport

POLEMIKAT PËR KALIMIN NË “BERNABEU”/ Mbrojtësi i Real Madridit: Nëse Mbappe po na dërgon sinjale, atëherë…

Mbrojtësi spanjoll i Real Madridit, Nacho Fernandez, e ka paralajmëruar klubin madrilen se duhet t’u kushtojë rëndësi deklaratave të yllit të Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappes, mes spekulimeve për një transferim potencial. 21-vjeçari Mbappe është bërë njëri ndër fytyrat më të njohura në botën e futbollit përgjatë viteve të fundit. Si fitues i Kupës së Botës me Francën dhe i çdo trofeu vendor me Paris Saint-Germainin, Mbappe ka fituar statusin e njërit ndër më të mirëve në botë.

Para se të transferohej në Paris Saint-Germain, Mbappe ishte përfolur shumë për një kalim në Real Madrid. Këto spekulime për shpërnguljen në Santiago Bernabeu nuk janë ndalur asnjëherë, që nga atëherë. Përderisa 21-vjeçari insiston se ai nuk e ka në plan të largohet nga PSG-ja njëherë, duke shtuar se as klubit e as tij nuk i ndihmojnë spekulimet e vazhdueshme për të ardhmen e tij, ai ka sugjeruar se do ta vazhdojë karrierën me klube të mëdha. Këto deklarata dhe ato të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, i kanë nxitur spekulimet për një transferim të mundshëm. Shkaku i këtyre spekulimeve të vazhdueshme, Nacho u pyet për Mbappen pas fitores me rezultat 3:1 të Real Madridit kundër Unionistas de Salamanca të mërkurën, në Kupën e Mbretit.

“Nëse ai po na dërgon sinjale, atëherë ne duhet të jemi të kujdesshëm t’i pranojmë ato”, tha Nacho. Pasi i kishte shënuar 33 gola në Ligue 1 sezonin e kaluar, Mbappe tani i ka 13 gola këtë sezon për kampionin e Francës. Ai ka kontribuar edhe në Kupën e Ligës dhe në Ligën e Kampionëve, duke i regjistruar kështu gjithsej 21 gola për PSG-në e Thomas Tuchelit këtë sezon.

Related posts

CHAMPIONSI I SJELL FAT/ Olainka me realizim perfekt. Shikoni golin e shënuar për Slavian (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Buffon kthehet në Juventus?

F.autor

Chelsea zgjedh pasuesin, Luis Enrique nëse ikën Conte

Q.Autor

Leave a Comment