Futboll La Liga Sport

Barcelona mbyll tre blerje këtë javë, do të shpenzojë 200 milionë Euro

Barcelona është në një javë vendimtare para nisjes së Kupës së Botës. Klubi katalanas ka vendosur të mbyllë këtë javë tre blerje të rëndësishme që do t’i japing formë skuadrës që do të kërkojë triumfin e madh në Champions League sezonin e ardhshëm. Pak ditë nga nisja e Botërorit rus, drejtuesit e kanë të qatë që duhen mbyllur operacionet më të rëndësishme.

Emri i parë në listë është padyshim ai i Antoine Griezmann. Francezi e dha që një ditë më parë mesazhin, dhe ishte shumë i qartë. E ardhmja e tij duhet të zgjidhet brenda kësaj jave, para ditës së shtunë kur Franca të luajë ndeshjen e parë në Botëror. Edhe pse klauzola e tij bëhet 100 milionë Euro vetëm pas 1 korrikut, marrëveshja duket se është arritur tashmë dhe numr 7 do të jetë në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm.

Një tjetër lojtar që me shumë gjasa do të vishet “blaugrana” është edhe Clément Lenglet. Mbrojtësi i qendrës e ka refuzuar ofertën e Sevillas për rinovim dhe Barcelona do të përfitojë për të përforcuar prapavijën, një prej reparteve që ka më shumë nevojë për emra të rinj. Sipas asaj që flitet në mediet spanjolle, në arkat e klubit andaluzian do të shkonin 38 milionë Euro, ndërsa 22-vjeari përveç se një zgjidhje afatgjatë, do t’i jepte mundësi trajnerit Valverde që të bënte më i sigurt rotacion në mbrotjes mes tij, Pique dhe Umtiti.

Surpriza e fundit që është përforlur në orët e fundit është blerja e Frenkie De Jong nga Ajax. Edhe pse holandezët nuk duan ta lëshojnë kaq shpejt 21-vjeçarin, oferta prej 40 milionë Eurosh do t’i bëjë të ndryshojnë mendim. Një ditë më parë në mediet spanjolle u raportua se ish-lojtari i Barcas, Mark Overmars, sot në rolin e drejtorit sportiv te Ajax, kishte refuzuar të shiste lojtarin, por shuma e paraqitur nga katalanasit ndryshon gjithçka. Për mesfushorin e qendrës ishin interesuar edhe Manchester City dhe Paris SG, por Barcelona me siguri është një alternativë më tërheqëse për një holandez.

Related posts

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Ndahet nga jeta në moshë 24-vjeçare talenti i PSG-së…

Delo.autor

Një gjeolog zbulon makthin më të madh të Messit

Delo.autor

VETËM 27 MINUTA LOJË/ Objekti misterioz i Serisë A kthehet në grup dhe përgatit lamtumirën

Delo.autor

Leave a Comment