Sport Të tjera

RALLY DAKAR 2020/ Tjetër incident i rëndë, piloti në gjendje kritike për jetën

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot në Rally Dakar 2020. Pas aksidentit me pasojë vdekjen e portugezit Paulo Goncalves një tjetër pilot i garave me motorë është në gjendje të rëndë.

Bëhet fjalë për 48-vjeçarin holandez të skuadrës KTM, Edwin Straver, i cili aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në një spital në Riyad. Piloti është rrëzuar dhe ka pësuar një atak kardiak si dhe thyerje të vertebrës cervikale.

Straver është në pjesëmarrjen e tretë në Rally Dakar dhe garon në kategorinë e pilotëve motoçiklistë pa asistencë. Vjet ai është shpallur fitues në kategorinë e tij, ndërsa këtë vit ndodhet në vendin e 38-të.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT TË BALOTELLIT/ Marseille nuk ndalet në merkato, kërkon mbrojtësin e Seria A…

Delo.autor

“NE DO TË KTHEJMË FAQE”/ U eliminuan në mënyrë të turpshme, senatori i Realit reagon për herë të parë

Delo.autor

“NUK E DI SE KU JAM”/ Pogba befason të gjithë me deklaratën nga spitali: Në Manchester? Në Paris? Në Guinea? Jo, nuk… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment