Futboll La Liga Sport

REAL MADRID-VALENCIA/ Zidane ndryshon modul, mesfusha me surpriza (FORMACIONET ZYRTARE)

Real Madrid dhe Valencia do të diskutojnë mes tyre gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës, që zhvillohet në Arabinë Saudite. Dy ekipet kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku padyshim surpriza ka nga Reali, kjo dhe për shkak të mungesave të Benzema, Bale apo Hazard.

Trajneri Zidane ka ndryshuar modul, me Realin që vjen më një 4-4-1-1, ku Isco qëndron në mbështetje të Jovic, i cili luan i vetëm në sulm. Dy brazilianët Vinicius dhe Rodrygo janë ulur në stol nga trajneri francez, i cili ka futur si titullar të gjithë arsenalin e mesfushës. Casemiro, Valverde, Kroos dhe Modric.

REAL MADRID: Courtois, Carvajal, Varane, Sergio Ramos, Mendy; Casemiro, Valverde, Modric; Isco, Jovic

VALENCIA: Jaume Domenech; Wass, Garay, Gabriel Paulista, Gayà; Parejo, Kondogbia, Coquelin, Carlos Soler; Ferran Torres, Kevin Gameiro

Related posts

E BUJSHME/ Nuk ndihet i lumtur në Mançester, Kristiano Ronaldo mund të transferohet te skuadra e madhe europiane

F.autor

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Juventus mendon për sulmin, “Zonja e Vjetër” ka 3 vetaranë gati për Pirlon

Delo.autor

Francë-Belgjikë/ Zbuloni notat e lojtarëve (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment