Futboll Kategoria Superiore Sport

DY NDESHJE NË PAK DITË/ Egbo: Ishim të lodhur, duhet të vazhdojmë me këta lojtarë…

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli pas triumfit ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-0, teksa u shpreh se skuadra e tij shfaqi shenja lodhje në fushë, për shkak se luajti pak ditë më parë në Kupë. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku bardheblu u shpreh:

A i ka Tirana lojtarët në formë për të përballuar 2 ndeshjet deçizive? Mbas kësaj ndeshje do kemi pak më shumë ditë pushimi. Atë po diskutonim. Nuk ishte normale që të luanim 2 ditë pas Kupës. E kishim menduar që do të luanim nesër. Kështu ka ndodhur gjithmonë. Nuk kishim shumë kohë në dispozicion për rikuperimin e lojtarëve. Batha nuk ishte sepse ishte shumë i lodhur. Në Kupë luajtëm në mes të vapës. Do të kenë lojtarët më shumë mundësi për t’u çlodhur ndaj Laçit.

Ndeshja – Deri diku ekipi ishte i ndarë në dysh. 4 para dhe 6 mbrapa. Lodhja bën të vetën. Nuk kishte shumë mbështetje. Lojtarët nuk kishin shumë fuqi.

Rrotacioni dhe mesazhi i skuadrës – Jam i kënaqur deri diku. Në fund të fundit na nevojiteshin 3 pikë dhe ato i morë. Ato janë më të rëndësishme. Është sprinti i fundit i kampionatit, ka shumë gjëra brenda. Nuk kishim shumë mundësi rikuperimi. Kemi bërë vetëm 1 ditë stërvitje. E rëndësishme është që ekipi fitoi.

Mbrojta e Tiranës – Edhe mbrojtësit janë të lodhur. Luajtëm 2 ditë më parë në Kupë. Flamurtari nuk kishte çfarë humbiste. Shpresojmë që në ndeshjen me Laçin të jemi më të freskët. Në fund të fundit rëndësi ka fitorja.

Lojtarët e rëndësishëm në stol – Ky ekip është si një familje. Çdo lojtar e di, që kemi menduar për klubin. Nuk ka rëndësi kush ka luajtur. Rëndësi ka që të arrijmë objektivin. Unë i kam bërë gjërat me pastërti. I falenderoj të gjithë, ata brenda dhe ata jashtë për mbështetjen. Po presim deri në momentin e fundit, prandaj e kam thënë që do marrim ndeshjet një e nga një. Jam i kënaqur me të gjithë. Të gjithë lojtarët që janë pjesë e ekipit, duhet të vazhdojnë, ata e fituan kampionatin, duhet të mos largohet asnjë.

Related posts

LIVE/ Po luhet derbi i Londrës Arsenal-Tottenham, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-2

Delo.autor

DESCHAMPS PUBLIKON LISTËS E FRANCËS/ Ja lojtarët që do mungojnë ndaj Shqipërisë

Delo.autor

SEKRETET E SUPERDYSHES LUKAKU-LAUTARO/ Mes shtëpisë, punës dhe rrjeteve sociale

Delo.autor

Leave a Comment