Futboll Seria A Sport

REZULTATE POZITIVE NË KAMPIONAT/ Trajneri Conte kalon Moun në të dy sezonet, ja shpërblimi i “Suning”

Juventusi u shkëput, titullin e dimrit e mori Mauricio Sarri, megjithatë objektivi zikaltër nuk ndryshon: qëndrimi në kontakt me bardhezinjtë. Tani në kampionat Antonio Konten e pret një seri ndeshjesh e përballueshme (me Leçen, Kaljarin dhe Udinezen), që në fazën e parë vlejtën nëntë pikë. Ndërkohë, përfundimi i fazës së parë lejon të stilohet edhe një bilanc dhe të vlerësohen dimensionet e periudhës së parë të menaxhimit të Kontes. Që konsiderohet pozitiv është diçka jashtë dyshimeve, por 46 pikët e mbledhura në 19 ndeshjet e para janë një kuotë e paprecedentë në dhjetë vitet e fundit.

VRULL – Vërtet, Handanoviç e Lukaku me shokë po paraqiten më mirë edhe se Interi i “tripletës”, që në edicionin 2009-’10 u ndal në 45. Konte kalon Zhoze Murinjon në të dyja sezonet e tij interiste: sezonin e parë eci me 43. Pas portugezit, normalisht, boshllëk: 2010-’11 ishte njëri nga sezonet më të dobëta (29 pikë në fazën e parë), “i kaluar” vetëm nga 2014-’15.

Në atë rast pikët ishin 26, në sezonin kur u shkarkua Valter Maxarri në nëntor dhe u rikthye Roberto Mançini. Rezultati më i mirë i 19 javëve të para është ai i vitit të parë të Luçiano Spaletit, ai 2017-’18, kur trajneri regjistroi 41 pikë, sidoqoftë 5 më pak se sot (39 një vit më parë). Për të gjetur një fazë më të mirë është e nevojshme të rikthehemi prapa në eksperiencën e parë të Mançinit dhe në vitet e dominimit: 51 në edicionin 2006-’07 me Juventusin në Serinë B, 49 atë pasardhësin.konte

Në fund, sigurisht, “kthesa” e parë peshon relativisht dhe llogaritë bëhen te klasifikimi përfundimtar. Një ide, edhe pse çdo sezon ka historinë e tij, mund të dalë nga statistikat e tri viteve juventine. Konte ndau pikët kështu: 41 në vajtje dhe 43 në kthim (84), 44 dhe 43 (87), 52 dhe 50 (viti i 102 pikëve). Rendiment homogjen, dorëzimi nuk ka qenë kurrë një opsion i konsideruar.

PREMIO – Si gjithmonë, me rezultatet e fushës janë të lidhura ngushtë edhe ato jashtë, pjesa ekonomike. Fitoret kundër Napolit e Milanit dhe mbyllja e fazës së parë në vendin e dytë i vlejnë një bonus të rëndësishëm Interit. Klubi zikaltër, falë sponsorizimit të “Suning”, do të arkëtojë rreth 4,6 milionë euro për perfor mancat e 19 javëve të para.internazionale_cinemaApp

Në veçanti dallohet premioja prej 3,5 milionësh që aktivizohet në rast se skuadra ndodhet në zonën Champions të kampionatit në pauzën dimërore: objektivi i mesit të sezonit është arritur, me ekipin e Kontes që e mbylli fazën i dyti. Jo vetëm kaq: në kontratë janë të parashikuara edhe sukseset me “big”- ët e Serisë A: tri pikë kundër Juventusit, Napolit, Romës apo Milanit vlejnë 550 mijë euro; falë fitoreve kundër “Axurrëve” dhe kuqezinjve, zikaltrit kanë arkëtuar 1,1 milionë për një total, pra, prej 4,6.

Related posts

Flet “tradhëtari” Ismajli: Nuk kam thyer premtimin ndaj Vokrrit, në FFK u thye puna e tij

Isa.Autor

NUK ËSHTË NË PLANET E KOEMAN/ Mesfushori Pjanic largohet nga Barcelona, drejt transferimit tek klubi…

Delo.autor

NË FUSHËN E BETEJËS PËR TITULLIN/ Muller ua bën të qartë shokëve të skuadrës: S’ka hap fals ndaj Borussias

Delo.autor

Leave a Comment