Futboll Sport

Një finale e vërtetë, Kamza me aleat të fortë në Durrës

Kamza kërkon të sigurojë sa më parë mbijetesën në Superiore dhe për këtë i duhet të marrë pikë në transfertën me Teutën në Durrës. Në fazën e dytë skuadra periferike e kryeqytetit ia ka dalë t’i marrë pikët e plota pas një goli të shënuar nga sulmuesi Stevan Racic, i cili në këtë takim nuk do të jetë i gatshëm për lojë, pasi është i dëmtuar. Veç tij, edhe Demir Imeri ka probleme, ndërsa në dyshim është mbrojtësi i djathtë Hektor Idrizaj.

Klubi i Kamzës e ka gjetur zgjidhjen, pasi është shlyer dënimi i Erlis Frashërit, i cili mungonte që në ndeshjen me Laçin, kur u ndëshkua me karton të kuq dhe më pas Komisioni i Disiplinës e dënoi me katër ndeshje. Trajneri Julian Ahmataj po mendon për formacionin që do të zbresë në fushë dhe kërkohet ekuilibër, pasi edhe një pikë vlen në një ndeshje të tillë, kur diferenca mes Teutës dhe Kamzës është katër dhe deri në fund kanë mbetur edhe 5 takime.

Ndërkohë edhe klubi nga ana tjetër nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka vendosur që vendosë mjete transporti falas për tifozët. Jo vetëm kaq, por edhe hyrja për ta do të jetë falas, duke tentuar kështu që numri i tyre të jetë sa më i madh në një sfidë të një rëndësie të tillë. “Njoftim për tifozët: Nesër ekipi ynë luan një ndeshje shumë të rëndësishme kundër ekipit të Teutë në stadiumin Niko Dovana. Klubi ka vënë në dispozicion të tifozëve autobusë për transfertën e nesërme. Udhëtimi dhe hyrja në stadium do të jenë falas. Nisja bëhet nesër në orën 14:00 përpara pallatit të kulturës Kamzë”, thuhet në njoftimin e klubit. Bilanci mes Kamës dhe Teutës këtë sezon është i barabartë, pasi të dyja skuadrat kanë fituar nga një ndeshje, ndërsa njëra është mbyllur në barazim 1-1.

Related posts

EINTRACHT-INTER/ Do të jetë Borja Valero zëvendësuesi i Nainggolan (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Refuzoi rinovimin/ Flamurtari “në sulm” për mbrojtësin më të mirë të Superiores

Isa.Autor

NDIKUAN NË HUMBJEN E NDESHJES/ Gafat “TRASHANIKE” të portierëve. Nga Donnaruma tek… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment