MMA Sport

RIKTHEHET PAS 15 MUAJSH NË KAFAZ/ McGregor paralajmëron: Cerrone i pari në listë, më pas…

Conor McGregor do të rikthehet pas 15 muajsh në kafaz, teksa më 18 janar do të duelojë në eventin UFC-246 ndaj Donald “Cowboy” Cerrone. Irlandezi shprehet se nuk ka asgjë personale me kundërshtarin amerikan dhe se e konsideron atë si një rival të radhës në listën e tij të gjatë të kandidatëve.

“Unë dhe Donald kemi një histori të gjatë. Unë ju kasha thënë se do të përballesha me të dhe ënse shihni listën e gjatë të kandidatëve do të vëreni se Donald është një nga të parët. Ai është i pari në listë dhe më pas do të vijnë edhe të tjerët, përfshi edhe Khabib”, u shpreh Conor McGregor.

Kjo përballje ndaj Cerrone është në peshën “welter” (pasha 71-77kg), ndërsa Khabib Nurmagomedov duelon në peshën e lehtë (pesha deri 66kg). “Nuk e kam problem, pasi dueli I Khabib është në prill dhe thjesht më duhet të humbas disa kilogramë. Gjithsesi, radhën e ka Donald, është i pari për mua në listë këtë sezon”, tha McGregor.

Related posts

KAOS TOTAL/ BARÇA gjen zëvendësuesin e SUAREZ, MESSI nuk e PËLQEN sepse…

Isa.Autor

FORMULA 1/ Verstappen sfidë Hamilton: Në Austin do të shohë targën e “Red Bull”

Delo.autor

JUVENTUS-FERENCVAROS/ Pirlo me ndryshime të mëdha, Uzuni starton titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment