Futboll Seria A Sport

“SAN SIRO” I RI VAZHDON RRUGËTIMIN/ Milan dhe Inter prezantojnë projektin në bashki

“San Siro” i ri vazhdon rrugëtimin e tij. Interi dhe Milani u takuan përsëri me administratën komunale, të cilës iu prezantuan dy projekte të reja këtë mëngjes, të përpunuara përsëri nga studio “Populous” dhe “Manica”. Dora e fundit në projekt modifikon pamjen e rrethit të “San Siro”, siç kërkohet nga arkitektura e “Palazzo Marino”. Bashkia e qytetit, në nëntor i kishte dhënë dakordësi publike masterplanit, megjithatë, duke ia nënshtruar zvogëlimit të vëllimeve ekstra-sportive. Në fakt, synimet e Interit dhe Milanit ishin për të llogaritur hapësira shtesë të zonës tregtare.

Siç është raportuar në një shënim zyrtar të dy klubeve, të përfaqësuara në Bashkinë e Milanos nga presidenti kuqezi, Paolo Scaroni, dhe drejtori menaxhues zikaltër, Alessandro Antonello, këto makete (ose projekte të reja) janë në përputhje me indikacionet e administratës komunale dhe, siç u ra dakord në mbledhjen e mëparshme, parashikojnë një rifunksionalizim të “Meazza”, të destinuar kryesisht për funksionet themelore sportive dhe argëtuese, çka e bën pjesën rreth “San Siro” të jetueshme e vizitueshme për 365 ditë në vit.

Mbajtja e dy stadiumeve funksionale është e pamundur, siç mbështetet gjithmonë nga Interi dhe Milani, kështu që po shkohet drejt një zgjidhjeje të përzier. Pranë “San Siro” së ri, “Meazza” e sotme do të jetojë falë ruajtjes së disa elementëve ikonikë dhe, më shumë e rëndësishme, do të bëhet një lloj muzeu sportiv i hapur për publikun. “Klubet, – lexohet në shënim, – do të vazhdojnë me studimin teknik dhe ekonomik të projektit të paraqitur, gjithmonë në përputhje me udhëzimet e dhëna nga Komuna”. Për rreth dhjetë ditë do të zhvillohet takimi i radhës në “Palazzo Marino”.

Related posts

Kuriozitet nga finalja/ Ja në çfarë temperature do të luhet Francë-Kroaci në Moskë

Isa.Autor

BELGJIKË-ITALI/ Mancini me dyshimin “Chiellini”, Chiesa është risia në sulm. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Dortmund – Salzburg

Q.Autor

Leave a Comment