Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT E KARTONAVE/ Tirana dhe Vllaznia, më gjaknxehtët në Superiore. Partizani e Laçi bëhen shembull

Tirana dhe Vllaznia janë dy skuadrat më të këqija në Superiore, pasi janë ndëshkuar më shumë me kartonë të verdhë dhe të kuq. Tirana është e dyta me 21 kartonë të verdhë e të kuq si asnjëherë tjetër, ndërsa vendin e parë e mban Vllaznia me 25 kartonë, dy të kuq dhe 23 të verdhë.

Në fakt, Tirana e këtij viti është një koleksion kartonësh. Mjafton që të kujtojmë se në tri ndeshjet e fundit me Partizanin, Vllazninë dhe Dinamon në Kupë, skuadra e ka mbyllur ndeshjen me 10 vetë, sepse janë përjashtuar Najdovski, Toli e Hoxhallari me të kuq. Një situatë absurde, kur dihet që Tirana vjet ka qenë një nga skuadrat më korrekte në fushën e lojës. Edhe të verdhët janë me shumicë. Për krahasim, gjatë 36 javëve të sezonit të shkuar, Tirana ka marrë vetëm pesë kartonë të kuq, ndërsa pa mbyllur një fazë kampionati, Tirana është skuqur dy herë.

TË TJERËT – Me Vllazninë më gjaknxehtët, në vendet e para janë edhe Kastrioti me 21 kartonë dhe më pas vijnë Teuta, Skënderbeu e Kukësi. Durrsakët kanë dy kartonë të kuq direkt, ndërsa të gjitha skuadrat e tjera kanë nga një kombinim i kuq direkt dhe dy të verdhë ose një prej këtyre dy opsioneve. Gjithsej, janë nxjerrë 192 kartonë, 179 janë të verdhë, 6 të kuq, prej dy të verdhëve dhe shtatë të kuq direkt.

MË TË MIRËT – E besoni apo jo, por Partizani dhe Laçi janë dy skuadrat që kanë marrë më pak kartonë të verdhë, nga 15. Dy ekipe që shquhen për lojë të ashpër, këtë vit janë të qeta dhe pref erojnë futboll “Fair”. Egnatias ia prish një i kuq i Telushit, sepse mund të ishin ata në vendin e parë të renditjes së kartonëve. Këtë sezon dënimet e Disiplinës kanë qetë të buta, sepse vetëm Daja i Teutës dhe Taipi i Kukësit janë ndëshkuar nga dy javë.

Related posts

“ICARDI IKU NË DJALL”/ Zbulohet skandali i radhës i sulmuesit të PSG-së kundër Wanda-s

Delo.autor

Mungon rinovimi me Lazion, De Vrij mendon për Interin

Q.Autor

Bayern Munchen ka një ndjekës të ri në Bundesligë

Q.Autor

Leave a Comment