Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ ATALANTËS/ Trajneri Conte: Ata po rriten nga ndeshja në ndeshje…

Interi do të presë ditën e nesërme në shtëpi Atalantën, një ndeshje klu ekipi i Kontes do të kërkojë vetëm fitoren. Megjithatë nuk pritet të jetë një ndeshje e lehtë, pasi bergamaskët kanë treguar një formë të shkëlqyer kohët e fundit.kONTE

Në prag të sfidës së nesërme, në konferencë për shtyp ka dalë Antonio Konte, i cili ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe i ka uruar mirëseardhjen Ibrahimoviçit.

“Është një ndeshje e rëndësishme për ne, pasi do të luajmë me një ekip shumë të fortë, më të mirët në kamopionat tani për tani. Ata po ecin shumë mirë dhe po rriten nga ndeshja në ndeshje, mendoj se janë më të fortë se sezonin e kaluar. Pres një ndeshje intensive dhe fizike. Do të jetë një provë e vërtetë, kundër një kundërshtari të vështirë.

Merkato? Unë nuk flas për lojtarë të tjerë. Nuk dua të jem i pasjellshëm, për këtë do të flasë vetëm klubi, jo unë. Kampionë dimri?  Nuk ka rëndësi të jesh kampion dimri. Nuk duhet për ndonjë gjë. E rëndësishme është si e përfundon kampionatin, jo a je kampion në dimër.

Pakënaqësitë për lojën e Interit? Ne shikojmë rrugën tonë, në duam thjesht të kënaqim tifozët. Nuk i dëgjojmë të tjerët. Hendeku me Juven? Ato që kam thënë në fillim të kampionatit qëndrojnë, Juve dhe Napoli janë përpara. Ne kemi ndryshuar shumë dhe po bëjmë gjëra pozitive. Ekipe të shkëlqyera bëhen me kohën, askush nuk ka shkopin magjik.

Shfrytëzoj këtë rast për të mirëpritur përsëri një kampion të madh si Ibra. Ai është një djalë që mund të japë shumë për sa i përket personalitetit, ai vjen nga një fëmijëri në të cilën askush nuk i ka dhënë asgjë dhe unë e vlerësoj shumë. Unë kisha provuar ta sjell atë te Çelsi, por ai ishte në fazën e rikuperimit dhe bëri zgjedhje të tjera. Unë mendoj se mund ta bëjë mirë Milanin.”, u shpreh Konte.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Nga Dinamo te Bylisi e Apolonia, Skënderbeu mund të festojë nga divani. Ja takimet e sotme

F.autor

Totenhemi nuk fitonte prej shumë vitesh në “Stamford Bridge”

Sadik.Autor

FOTO/ 17 trilion paund pasuri, ja jeta luksoze e pronarit të Manchester City

Q.Autor

Leave a Comment