Futboll Premier League Sport

“SHPENZOVA 24 MIJË EURO OPERACION”/ Legjenda e Anglisë tregon për luftën kundër alkoolit

Pol Gaskoin rikthehet të flasë për betejën e tij të radhës në luftën kundër alkoolit. Ish-mesfushori i Totenhemit, në një intervistë për “Mirror”, shpjegon të gjitha detajet e një operacioni që iu nënshtrua në vitin 2018 për t’u dhënë njëherë e përgjithmonë fund problemeve me varësinë e ndaj alkoolit.

Paul-Gascoigne-main

Një vit e gjysmë më parë, “Gazza” bëri një operacion shumë të shtrenjtë në stomak, siç është trajtimi antialkool me një kosto prej 24 mijë eurosh. “Shpenzova rreth 20 mijë sterlina për një operacion për të më ndihmuar që të ndaloj së piri. Të fusin disa balona në stomak që të bëjnë të ndihesh keq nëse e tepron me pijen. Mund të pish një birrë ose një gotë verë, por jo më shumë. Tani mund të kaloj në korridorin e gjatë të pijeve alkoolike të një supermarketi pa qenë i tunduar për t’i marrë.

Mund ta kontrolloj veten”, thotë ish-ylli i Lacios. Kushedi, ndoshta këtë herë mund t’ia dalë me të vërtetë betejës së lodhshme. 52-vjeçari thotë se tani ka nisur një jetë të re dhe dëshiron të dashurohet përsëri. Dhe në Angli i urojnë të ketë fat në të dyja sfidat që legjenda e “Tre Luanëve” (57 ndeshje dhe më shumë se 90 prezenca për Njukasëllin dhe Totenhemin) ka ndërmarrë.

Related posts

VAZHDOJNË ME GODITJET NË MERKATO/ Ronaldo i sugjeron Juventus të marrë mesfushorin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Vllaznia zbulon kundërshtarin në Champions, Allegri tërheq goglat

Isa.Autor

REI MANAJ NË TELASHE/ Hajdutët i thyejnë shtëpinë, i grabisin 3 ora të shtrenjta dhe 70 mijë euro

Delo.autor

Leave a Comment