Futboll La Liga Sport

TRAJNERI I RI KAP PREJ “FYTI” BARCELONËN/ Setien: Këtu ka rregulla! (VIDEO)

Kike Setien është duke e përjetuar si një fëmijë aventurën e tij te Barcelona. Përfshihet në stërvitje, sfidon lojtarët me ushtrime, u flet të gjithëve dhe bën gjithçka për të formuar një frymë pozitive. Por është edhe i rreptë kur duhet, ashtu si ndaj Arturo Vidalit. Mesfushori kilian kërkoi që t’ia kalonte topin mes këmbëve trajnerit të tij, por ky i fundit me eksperiencën e tij i mbylli këmbët dhe fitoi duelin.

Pastaj vendosi që të kapte prej fyti Vidalin. Gjithçka në formën e shakasë, por që solli shumë humor dhe batuta nga ana e të tjerëve.

Gjithçka duket në rregull, por debutimi sot në mbrëmje kundër Granadës do ta vërtetojë. Përpara kësaj sfide, Setien foli për ditët e para si katalanas dhe tha se mungesa e Luis Suarezit është një problem i madh. Ai tha se marrja e drejtimit të Barcelonës është si një dhuratë e bukur dhe do ta shijojë në maksimum këtë aventurë.

Granada- “Ata duan që të përsërisin ndeshjen e fazës së parë, që ishte shumë e mirë. E dimë që do të luajnë mirë dhe ne duhet të bëjmë kujdes. Do të na i bëjnë gjërat të vështira. Të fitosh me lehtësi në futboll, ndodh vetëm ndonjëherë, jo gjithmonë”. Ndryshime- “Java ka shkuar shumë mirë, më mirë nga ajo që prisja. Kur vjen në një ekip të ri, ke dyshimet se si do të presin. Më kanë surprizuar lojtarët për mënyrën si janë  përkushtuar. Jam shumë i kënaqur për të gjitha”.

Leo Mesi- “Sigurisht që është e vërtetë që kam folur me Leon, ashtu si me të gjithë lojtarët e tjerë. Nuk duhet ta fshehim që Leo është një lojtar special. Kam folur edhe me Pikenë dhe Neton. Më pëlqen që të bëjmë debat për temat e ndryshme”. Riki Puxh- “E respektoj Rikin dhe të gjithë lojtarët e akademisë. Ata do të kenë shanset e tyre për të zbritur në fushën e lojës. Nuk dua që të flas për emra të veçantë”.

 Skuadra- “Është shumë herët për të marrë vendime. Më pëlqen që t’i mendoj mirë gjërat dhe jo të bëj lëvizje nga instinkti. Dua që t’i njoh mirë lojtarët që kam në dispozicion, për të vendosur pastaj për blerje apo shitje”. Barcelona- “Në jetë ka gjithmonë procese dhe unë kam qenë i përulur.

Ndonjëherë mendoj se ekziston një grup trajnerësh që kanë shumë eksperiencë, por dhe unë mendoj se jam i vlefshëm. Kalimi te Barcelona është një dhuratë e bukur për mua dhe dua të përfitoj e ta shijoj çdo ditë. Do të kem entuziazëm deri në momentin e fundit që do të qëndroj”.

Vidal- “Me mua ka rregulla dhe jo vetëm Arturo, por të gjithë futbollistët duhet ta fitojnë vendin në formacion. Do të këmbëngul shumë te ky fakt. Nuk mund të flas për një javë”.

Loja- “Unë preferoj gjithmonë që të fitoj dhe kjo është ajo që dua. Por nëse luajmë keq, sigurisht që nuk do të shkoj i kënaqur në shtëpi. Kur luan më mirë, ekziston mundësia më e madhe që të fitosh”. Grizman- “Mungesa e Suarezit është një problem i madh për ne, sepse është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Duam që të bëjmë lëvizjet e duhura për ta zëvendësuar në sulm me lojtarë të tjerë. Grizman është një alternativë për të luajtur si sulmues i parë”.

Presion- “Këtu pritshmëritë janë shumë të larta dhe realiteti është që duhet të luftosh gjithmonë për gjithçka. Kjo është ADN-ja e këtij klubi. E vetmja gjë që nuk kishte ndodhur ishte zëvendësimi i një trajneri që kryesonte”.

Related posts

Batshuayi zbulon: Kam thyer rregullat te Chelsea, ndryshe do të vdisja!

Sadik.Autor

E BUJSHME/ E kërcënoi se do ta lërë jashtë Champions-it, UEFA merr vendimin për Juventus

Delo.autor

NË JANAR DUAN TA LARGOJNË/ Sulmuesi i INTERIT shënon si MESSI kundër Frosinones (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment