Futboll Premier League Sport

“SHPËRTHEN” NDAJ MANCHESTER UNITED/ Ferdinand: Ndihem i turpëruar prej tij!

Rio Ferdinand pranon se ishte në siklet të madh dhe i turpëruar nga humbja 2-0 e Manchester United ndaj Burnley, në “Old Trafford”, të mërkurën. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer vuajti gjatë 90 minutave, në mungesë të Marcus Rashford. Ky rezultat vjen vetëm disa ditë pas humbjes 2-0 ndaj Liverpool. Kjo ishte humbja e katërt e “Djajve të Kuq” për vitin 2020.

“Kjo performancë e la Ferdinard të inatosur, duke deklaruar se paratë e shpenzuara nuk po justifikohen, ndërsa klubi e ka humbur busullën e drejtimit. “Ju thatë se 600 milionë janë shpenzuar për skuadrën atje…, po për çfarë? Unë nuk i shoh ato para të përkthyera në rezultate, – tha Ferdinand për “BT Sport”. – Çfarë produkti kemi në fushë? Nuk shoh asgjë, që më mbush mendjen se, së paku po hedhim themelet e së ardhmes.

Unë jam i ulur këtu, po analizoj ndeshjen, por nëse jam i sinqertë me duhet të pranoj se ndihem i turpëruar. Është e turpshme të jem këtu. Jo vetëm për punën aktuale të ekipit, por nuk shoh se çfarë do të vijë më pas, nuk shoh një shteg. Nuk shoh një objektiv të vendosur, drejt të cilit po shkohet. Unë thjesht nuk e shoh atë.

Vendoseni rezultatin e sotëm mënjanë. Unë po flas për rekrutimin e lojtarëve dhe ndërtimin e vërtetë të skuadrës. Themelet që janë duke u vendosur nuk më duken solide. Nuk po pres rezultat të dukshëm menjëherë, por që të jem realist, kështu do të jetë edhe për disa vite, ndoshta. Drejtuesit thonë se po ndërtojnë skuadrën e së ardhmes, por paratë janë shpenzuar pa kufizim në shtatë vitet e fundit dhe jemi këtu. Çfarë tregon kjo? Unë nuk shoh se jemi në rrugën e duhur. Rezultatet janë aty prej gati një dekade, nuk të lënë të gabosh. Pra, nuk mund ta mbroni këtë situatë.

Ka fëmijë të vegjël në shkollat e gjithë vendit, por nuk do të veshin bluzat e Manchester United. Ata nuk do të duan të vijnë këtu dhe të mbështesin Manchester United, bazuar në atë që po shohim atje. Thjesht, ky ekip nuk tërheq më askënd. Tifozët po largohen pas 84 minutash lojë, është e turpshme. Drejtuesit duhet ta analizojnë mirë këtë dhe të bëjnë ndryshime. T’i qartësojnë planet, ta dinë tifozët se ku po shkojmë. Unë nuk shoh asgjë pozitive për të tashmen dhe të ardhmen, fatkeqësisht”.

Ferdinand, gjithashtu, theksoi se “Djajtë e Kuq” nuk kanë asnjë vizion afatgjatë: “Unë jam një adhurues i futbollit. E dua këtë klub dhe shpresoj të bëjë më të mirën. Që nga ajo ndeshje, kur mundëm PSG (vitin e kaluar, në Champions), ka qenë një rrugë shkëmbore. Manchester United ka nevojë që dikush të ndërhyjë me një vizion të qartë, për ta ringritur atë. Ju shikoni disa nga lojtarët, që janë futur në formacion. A kishte ndonjëherë kësi lojtarësh Manchester United i kohëve të arta, në të vërtetë?

Kush po i blen këta lojtarë? Menaxheri që i donte tani për tani apo klubi? Janë shpenzuar 600 milionë për këtë skuadër dhe lojtarët më të mirë këtë sezon kanë rezultuar talentet e rritur në shtëpi. Kjo flet qartë për gafat në rekrutim. Shikoni Liverpool, atje blejnë lojtarët më të mirë për t’u përshtatur në sistemin e tyre. Nuk ecet me plane afatshkurtëra. E kundërta ndodh këtu”.

Related posts

TIFOZË ME DY YJET FRANCEZË/ Në Kili fëmija i parë për vitin 2022 quhet… Griezmann-Mbappe (FOTO)

Delo.autor

Mourinho gjen zëvendësuesin e Lukaku tek Juventus

Isa.Autor

DEKLARATA E ASHPËR PËR MAX VERSTAPPEN/ Kolegët i dalin kundër: Është arrogant dhe i papjekur…

Delo.autor

Leave a Comment