Gossip

SI NISI HISTORIA E NJOHJES SË RIKE ROÇIT ME BOKSIERIN PRENGA? E mbajtën të fshehtë, por zbulohet e vërteta

Si nisi historia e njohjes së modeles së “Big Brother” me Krist Prengën?

Ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roçi, ka konfirmuar lidhjen e saj me boksierin shqiptar, Kristian Prenga. Ishte vetë Rike, që me anë të një postimi në “Instagram” zbuloi gjithçka rreth lidhjes që çifti ishte përjekur ta mbante të fshehtë.

Duke i shprehur dashurinë, ajo i uroi ditëlindjen e 29-të partnerit të saj, tashmë kampion bote në kickbox.Rike u shpreh se boksieri është njeriu me zemrën më të madhe që ka njohur. Ndërsa shton në urimin e saj: Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë! Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe, gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin!

Ndërsa postimin ajo e shoqëroi me një foto të të dyve, ku Kristi shihet i ulur mbi makinë duke përqafuar Riken. Ndërkohë “Panorama Plus” ju sjell edhe një foto tjetër të çiftit, që ata e kanë shkrepur gjatë pushimeve dimërore ku kanë qenë për ski, që është dhe një nga pasionet e Rikes, vajzës nga Durrësi që jeton në Itali.

Related posts

KA EDHE KËSHTU/ Vajza më SEKSI e motit e ZHGËNJYER nga futbollistët, lojtarët NUK më…(FOTO)

Isa.Autor

“DO BËHET BABA”/ Bashkëshortja e Taulant Xhakës nuk fshihet më, pozon me barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Delo.autor

VIDEO/ ‘Seksbomba’ nga Argjentina ka një mesazh për Messin. Ja çfarë i kërkon…

Q.Autor

Leave a Comment