Futboll Ndeshjet Live Sport

VLLAZNIA-LAÇI/ Të dyja ekipet synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet duke filluar nga ora 17:00, sfida mes Vllaznisë dhe Laçit, e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

Të dyja skuadrat vijnë nga rezultatet pozitive dhe duan të vazhdojnë kështu. Trajneri i shkodranëve Jonuz ka hedhur në lojë formacionin më të mirë, duke aktivizuar në sulm Hristovin. Ndërkaq titullar do të jenë Shtubina, Lika dhe Hygor.

Nga ana tjetër, Cungu nuk ka në dispozicion Rapon, ndërsa në sulm për kurbinasit do të jenë: Teko, Greca dhe i përhershmi Nuabueze.

Formacionet zyrtare:

Vllanzia: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Krymi, Hygor, Lika, Shtubina, Hristov. Trajner: Mirsad Jonuz

Laçi: Stazhila, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Greca, Nëabueze. Trajner: Armando Cungu.

Related posts

KURIOZITET/ARBITËRI ANGLEZ ia kalon me SHPEJTËSI SALAH dhe MANE (VIDEO)

Isa.Autor

REI MANAJ “FIKSON” TURQIT/ Arda Turan kërkon bomberin kuqezi

F.autor

Drejtori sportiv i Interit me mision drejt Londrës, takon mesfushorin e Tottenham

Sadik.Autor

Leave a Comment