Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU NIS PËRGATITJET/ Ja tre lojtarët që trazojnë merkaton e “Korçarëve”

Skënderbeu ka zbritur në fushë ditën e sotme, teksa ekipi bardhekuq nën urdhrat e teknikut Ilir Daja, ka nisur përgatitjet në “Tropikal Resort  “, në Durrës.

Klubi korçar po punon për të rregulluar grupin për dy fazat e mbetura, me trajnerin Daja që pret edhe afrime në ekip. Megjithatë përveç afrimeve, janë edhe tre lojtarë që trazojnë merkaton e Skënderbeut.dejvi bregu

Bruno Dita, Bjaram Jashanica dhe Dejvi Bregu përfundojnë kontratat e tyre me Skënderbeun ne maj, dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë të mbeten pa gjë nga këta futbollistë. Po punohet për shitjen e Bregut, nga i cili mund të kishte edhe më shumë fitime, duke parë edhe potencialin e sulmuesit.Dita goli

Interes të veçantë për 24-vjeçarin ka pasur nga Zilina në Sllovaki, por një marrëveshje mes palëve nuk është arritur ende. Ndryshe nga Bregu, për Ditën dhe Jashanicën, interes ka pasur nga disa ekipe të Kategorisë Superiore, por edhe nga Maqedonia e Veriut.jashanica-1

Kujtojmë se mbrojtësit kosovar i përfundon dënimi 2-vjeçar për doping këtë muaj, dhe nga muaji i ardhshëm 29-vjeçari do të jetë i gatshëm të luajë.

Related posts

“SUPER LEAGUE” NUK ËSHTË IDE E KEQE”/ Marotta: A mund të pendohet Conte pse la Interin? Nuk lagështohet…

Delo.autor

ÇUDIRA NGA SPANJA/ Atletico mban në skuadër futbollistin i cili nuk luan prej 4 vitesh dhe kërkon…

Delo.autor

TRAJNERI TUCHEL DREJT LARGIMIT NGA PSG/ Tekniku gjerman nis bisedimet me klubin e madh…

Delo.autor

Leave a Comment