Futboll Sport

E BUJSHME/ Klose rikthehet te Bayern Munich

Teksa po vjen vera, Bayern Munich, do të ketë një tjetër ish-futbollist në stafin teknik të klubit: krahas Niko Kovac. “Sport Bild” ka raportuar se ish-sulmuesi Miroslav Klose ka pranuar pozicionin e trajnerit të Bayern Munich U17.

Klose ishte i pranishëm në qendrën stërvitore të Bayern Munich, të shtunën, për të ndjekur ndeshjen e ekipit U-19 kundër Heidenheim. Në fillim u mendua se ishte thjesht një vizitë kortezie, por në fakt ishte një vizitë një vendin e ri të punës.

Trajneri aktual i Bayern U-17 është Holger Seitz, i cili ka qenë futbollist me Karlsruhe dhe më parë ka punuar si trajneri U-15 në klubin bavarez, por do të largohet në fund të sezonit.

Klose ka qenë në stafin e Low te kombëtarja gjermane, që kur u tërhoq nga futbolli, por pas Kupës së Botës 2018, ai do të jetë i lirë për të nisur punën te Bayern.

Related posts

SFIDA DERBI NDAJ MILAN PËR COPPA ITALIA/ Inzaghi: Do të jetë betejë, ja çfarë mund ta bëjë diferencën

Delo.autor

GJITHMONË JE NË ZEMRËN TIME/ Zidane vuan për vëllain që u nda nga jeta (FOTO)

F.autor

TRIUMFON NDAJ LITUANISË/ I papërmbajtshëm Ronaldo, ja rekordi që ka thyer në “Euro 2020”

Delo.autor

Leave a Comment