Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Roma shkarkon trajnerin Di Francesco, ja kush ulet në stol

Roma ka zyrtarizuar shkarkimin e Eusebio Di Francesco-s pasditen e së enjtes, me Claudio Ranieri që pritet të marrë rolin e trajnerit të përkohshëm deri në fund të sezonit.

“Në emër të gjithë pjesëtarëve të klubit AS Roma, falënderoj Eusebio-n për punën e bërë me ne,” shprehet presidenti Jim Pallota në faqen zyrtare të klubit.

“Që kur u rikthye në klub, Eusebio është sjellë gjithmonë si një profesionist duke vendosur nevojat e klubit përpara të tijave. I urojmë gjithë të mirat në të ardhmen.”

Mbrëmjen e së mërkurës, tekniku refuzoi të fliste me mediet, duke marrë një gjobë nga UEFA, pas eliminimit nga Champions League.

Ishte rezultati i dytë zhgënjyes brenda dy ditëve, pasi u mposht nga Lazio në derbin e kryeqytetit të dielën.

Pasditen e së enjtes është zhvilluar një takim në Trigoria mes drejtuesve dhe është vendosur për shkarkimin e trajnerit.

Related posts

SHIFRAT E ÇMENDURA/ MONACO bën kërdinë në merkato dhe mbush arkat

Isa.Autor

SUPERLIGA/ Tirana ndan pikët me Teutën, bardheblutë ndalen pas 3 fitoresh

F.autor

E frikshme, bejsbollisti u godit nga topi me shpejtësi 170km/o (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment