Bundesliga Futboll Sport

SPEKTAKËL NË BUNDESLIGA/ Leipzig shkruan historinë me përmbysje, Werner parakalon Lewa-n

Leipzig ka mundur 3-1 me përmbysje Union Berlin-in në javën e 18-të të Bundesliga-s.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë sulmuesi Timo Werner, i cili ka realizuar një dygolësh dhe tani kryeson renditjen e golashënuesve të Bundesliga-s me 20 realizime, një më shumë se Robert Lewandowski.

Skuadra e Red Bull kryeson renditjen me 40 pikë, pesë më shumë se ndjekësja më e afërt, Borussia Monchengladbach.

Bayern, që mban vendin e tretë, do të ketë mundësinë ta ngushtojë diferencën në katër pikë, nëse do të fitojë nesër kundër Hertha Berlin.

Kjo ka qenë ndeshja e nëntë radhazi me të paktën 3 gola të shënuar për Leipzig në Bundesliga, e vetmja skuadër që e realizon një gjë të tillë në historinë e kampionatit gjerman.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Juventus ka telefonuar fshehtas lojtarin, sherri Paratici-Oriali u ndez prej… Barella-s

Delo.autor

E PABESUESHME/ Vendoset një tjetër REKORD, HUAZIMI që ka hyrë në histori

Isa.Autor

Wanda Nara: ICARDI do të bëjë më shumë GOLA se RONALDO, sepse është më…

Isa.Autor

Leave a Comment