Futboll Premier League Sport

DRAMË NË NEWCASTLE/ “Blutë e Londrës” tronditen në frymën e fundit! (VIDEO)

Dramë e vërtetë në Newcastle pasditen e sotme, me vendasit që mposhtën Chelsean në frymën e fundit. Një ndeshje ideale për të vërtetuar rregullin e pashkruar të futbollit: Nëse nuk shënon do e pësosh! Chelsea shpërdoroi pafund, sidomos në pjesën e parë dhe në fundin e ndeshjes mori një goditje surprizë.

Pikërisht atëherë kur gjithçka dukej e mbyllur erdhi goli i Newcastle. Në minutën e 94-të Hayden shënoi me kokë pas një krosimi të Saint-Maximin. Festë e çmendur për vendasit, ndërsa zhgënjim i madh për Blutë e Lampard, të cilët mbeten në kuotën e 40 pikëve, 6 më shumë se ndjekësit e Manchester United dhe Wolves.

 

Related posts

Rrëfehet Fury: Deklarata e Wilder më motivoi për t’u rikthyer në ring

Sadik.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Nga Dinamo te Bylisi e Apolonia, Skënderbeu mund të festojë nga divani. Ja takimet e sotme

F.autor

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet zyrtare, Martinez nuk sjellë surpriza

Sadik.Autor

Leave a Comment