Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ 2806 ditë nga hera e fundit, Ibra e nis aty ku e la me… Interin

– 2806 ditë kanë kaluar nga 6 maji i viti 2012, ditë kur Zlatan Ibrahimoviç shënonte golin e fundit me fanellën e Milanit e njëkohësisht të fundit për të në Serinë A.

– Në sezonet 2010-‘11 e 2011-‘12, Ibrahimoviç ka zbritur 85 herë në fushë me fanellën kuqezi, duke shënuar 56 gola e dukë dhënë 21 asiste, shifra që tejkalojnë ato të çdo kolegu që ka luajtur krah tij në atë dyvjeçar.

– Duke përjashtuar sezonin 2010-‘11 që ishte te Barcelona, Ibra ka luajtur në Serinë A që nga viti 2004 që zbarkoi te Juvja e deri në vitin 2012, kur kapitulli italian u mbyll me përvojën milaniste. Në 7 vite, sulmuesi ka luajtur në total 219 ndeshje. Në të njëjtën periudhë, vetëm Antonio Di Natale me 135 gola ka shënuar më shumë se Zlatani, i ndalur në kuotën 122.

– Milani është skuadra me të cilën Ibrakadabra ka shënuar më shumë gola në një sezon të vetëm dhe ka dhënë më shumë asiste. 28 realizime e 11 pasime vendimtare në sezonin 2011-‘12.

– Që nga viti 2004 që Ibra zbarkoi në Serinë A, vetëm Lionel Mesi (78) dhe Kristiano Ronaldo (60) kanë shënuar më shumë gola nga jashtë zone. Statistika vlen për pesë kampionatet madhore të Europës.

– Qëkur fitorja në kampionatin italian vlen tri pikë (nga 1994-‘95), Ibrahimoviçi i parë te Milani rezulton të jetë lojtari me mesataren më të mirë të golave për ndeshje.

– Me 16 gola, suedezi është sulmuesi që ka shënuar më shumë gola në transfertë brenda një sezoni. Rekordi i tij është barazuar nga Çiro Imobile.

– Zlatan Ibrahimoviç ka gjetur golin në Ligën e Kampioneve me gjashtë skuadra të ndryshme.(Ajaks, Juventus, Inter, Barcelona, Milan e PSG). Falë kësaj statistike, ai është lojtari që ka shënuar për më shumë ekipe në Champions.

– Me 38 vite e 100 ditë mbi supe, Zlatan Ibrahimoviç është golashënuesi më i moshuar i Serisë A të sivjetshme. Suedezi është njëkohësisht golashënuesi i pestë më i moshuar i historisë së Milanit. Përpara tij janë respektivisht Kostakurta, Maldini, Filipo Inzagi e Nils Lidolm.

ibrahimovic.milan.2019.20.stizzito.750x450

Related posts

NEYMAR I PANDREQSHËM/ Ylli brazilian refuzoi të stërvitej para Championsit, ja arsyeja

Delo.autor

KUPA E ANGLISË/ Ekipi i Mourinhos “ngec” ndaj Southampton, Leicester avancon

Delo.autor

TRANSFERIMET NË SUPERIORE/ “Zgjohet” Kastrioti, Dinamo “mbretëresha” e merkatos. Ja të gjitha lëvizjet e kryera…

Delo.autor

Leave a Comment