Futboll

Milan merr 3 milionë euro nga Trabzonspor, ky lojtar mbetet te klubi turk

Kartoni i federimit të Jose Sosa aktualisht i përket i gjithi skuadrës së Trabzonspor. Mesfushori argjentinas që ishte i huazuar në Turqi, gjatë muajit shtator, u ble përfundimisht nga klubi i Stambollit për shifrën e caktuar më parë, 3 milionë euro. Futbollisti argjentinas ka dashur të falënderojë ambientin kuqezi me një postim në rrjetin social “Instagram”.

“Mbyllet një tjetër merkato dhe përfitoj për të falënderuar AC Milan për vitin që kalova atje dhe të gjithë dashurinë që më dhanë. Jam i lumtur që jam zyrtarisht një futbollist i Trabzonspor dhe dua të shfrytëzoj këtë moment personal për të shkruar një histori të re. Shpresoj që viti 2018 të jetë i madh për të gjithë,” – shkroi Sosa.

Related posts

MIQËSORJA ME SHQIPËRINË/ Sot në Tiranë, zbardhet axhenda e norvegjezëve

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Arda Turan i ofrohet Milanit

Q.Autor

MERKATO/ Milani nuk ndalet! Zyrtarizon blerjen e tretë, kush eshte 32 vjeçari boshnjak që ka firmosur

Delo.autor

Leave a Comment