Futboll Seria A Sport

SULMUESI I “ZONJËS SË VJETËR” DREJT KALIMIT TEK LAZIO/ Menaxheri i Marko Pjaca: Taren e kam mik…

Thuajse një vit më pas në fushën e lojës. Ndeshja e fundit e luajtur nga Marko Pjaca ishte ajo e 3 marsit 2019, por mbrëmjen e së mërkurës, në minutën e 75-të, kroati i mori vendin Paulo Dibalës dhe më në fund u rikthye të luajë pa probleme, ndonëse për një kohë shumë të shkurtër.

pjaca1

Gjithsesi, sulmuesi duket se tashmë është rikuperuar plotësisht dhe kërkon një shans, ndoshta jo në Torino, por diku tjetër, për të qenë protagonist në fazën e dytë të Serisë A, me menaxherin e tij, Marko Naleteliç, i cili duket se e ka një ide për klientin bardhezi, duke përfituar edhe nga shoqëria me shqiptarin Igli Tare.

“Marko u pa qartë që ishte shumë i lumtur për t’u rikthyer në fushë, pas një periudhe shumë të gjatë. I mungonte atmosfera e shtëpisë që thith në Torino, ku ndeshjen e fundit, në këto nivele, e kishte luajtur gati 3 vite më parë. Ishte një mungesë e gjatë, një seri dëmtimesh të vështira, por tashmë është rikthyer. Madje, gjëja më e bukur ishte fakti që u prit mirë jo vetëm nga tifozëria, por edhe nga shokët e ekipit. Ka vlerësimin maksimal të tyre, por edhe të trajnerit Sarri dhe stafit të tij. Diçka e tillë është shumë pozitive. Ku do të jetë e ardhmja e tij? Do ta bisedojmë këto ditë dhe do të gjejmë një marrëveshje në të mirë të Pjacës dhe të Juventusit. Po ju zbuloj se u pëlqen shumë skuadrave në Itali, mes të cilave edhe Lacios. Ai që ma ka kërkuar personalisht është Tare, me të cilin dëgjohem shpesh, pasi Igli është një ndër miqtë e mi më të ngushtë. Gjithsesi, mes nesh nuk ka pasur kurrë një bisedë serioze për Markon dhe ndoshta për rolin që mbulon klienti im, Lacios nuk i duhet për momentin”, u shpreh Marko Naleteliç.

Related posts

“UNË BËRTISJA CR7 NUK NDALEJ/ DEL VIDEO: Ish-modelja zbulon bisedën e PËRDHUNIMIT me Ronaldon

Isa.Autor

NË PRAG DERBI KRYEQYTETAS/ Ish-mesfushori i Partizanit: U bë shumë kohë pa trofe, ndaj…

Delo.autor

MALLKIMI I FINALEVE/ Italiano shfaqet i shkatërruar. Moyes: Moment special

F.autor

Leave a Comment