Gossip Sport

KA DITËLINDJEN/ Wanda Nara e papërmbajtshme: dhurata milionere dhe festë surprizë, por pa Icardi-n

Kanë kaluar tashmë pothuajse dy muaj nga skandali China Suarez dhe Wanda Nara është kthyer më në fund në Argjentinë.

35 vite të sapo mbushur, Nara është kthyer në Buenos Aires te familja e saj, me të cilën ka festuar ditëlindjen.

Motra Zaira ka organizuar për atë një festë ekskluzive, në të cilën ka marrë pjesë edhe mamaja Nora Colosimo.

Ka bërë shumë zhumrë mungesa e Mauro Icardi-t, akoma i bllokuar në Francë për ndeshjet me PSG-në.

Kjo gjë nuk e ka penguar Wanda-n, e cila nuk është përmbajtur për të festuar me të gjithë miqtë. Videoja e festës ka bërë shumë shpejt xhiron e botës.

Jo vetëm kaq.

Duket se sapo ka mbërritur zonja Icardi në Buenos Aires ka refuzuar një dhuratë milionere.

“Në derën e shtëpisë ka shkuar një kamion i mbushur me mobilie e një marke të njohur që ajo nuk i kishte kërkuar”, ka zbuluar aktorja Yanina Latorre për Lam.

“Ajo i ka kthyer mbrapsht. Ka thënë se nuk i donte”.

Related posts

RASTI CONTE-AGNELLI/ Bonucci: Pak për të thënë, imazhet i panë të gjithë. E shëmtuar ajo ndodhi

Delo.autor

PSG E KËRKON ME ÇDO KUSHT/ Sheiku gati 100 milionë euro për yllin e Serisë A…

Delo.autor

KLIMË POZITIVE TEK TEUTA/ Paguan pijen energjike kush humb në tenis, ja pikantet nga stërvitja…

Delo.autor

Leave a Comment